News / 28 Qershor 2022, 16:13

Është radha e tyre të shkëlqejnë, princeshat spanjolle janë rritur aq shumë dhe i bënë të gjithë të flasin për to

Është radha e tyre të shkëlqejnë, princeshat spanjolle

Anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk janë të vetmit që tërheqin vëmendjen e shtypit në daljet e saj publike, spanjollët po bëhen gjithashtu gjithnjë e më të njohur dhe të komentuar në nivel evropian. Gjatë orëve të fundit, për shembull, princeshat Leonor dhe Sofia janë bërë kryefjala e të gjitha gazetave. Të shoqëruara nga prindërit e tyre, mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Letizia Ortiz, dy princeshat, përkatësisht 16 dhe 15 vjeç,  dukeshin rrezëllitëse gjatë një shfaqjeje në teatrin "Canal" në Madrid.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????????Spanish Royal Family???????? (@spanish.royals)

Ato janë rritur aq shumë, sa të gjithëve u ra në sy që dy princeshat tanimë janë më të gjata se mamaja e tyre. Leonor jeton në Uells, ku ndjek studimet në shkollën prestigjioze "UWC Atlantic College" dhe duket se qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar i ka ndikuar edhe në stilin e të veshurit.

Ajo mbante veshur një fustan këmishë nga Dandara poshtë gjurit, i dekoruar gjithandej me stampa gjeometrike në nuancat e së bardhës dhe ngjyrës burgundy. Sofia, më e vogla nga dy princeshat spanjolle, kishte veshur një fustan të shkurtër me motive floreale nga Zara, të cilin ia kemi parë veshur  princeshës Leonor për herë të parë në gusht 2021.  Pavarësisht detajit të “ricikluar”, 15-vjeçarja ka treguar se i ka të gjitha kredencialet për t’u bërë një ikonë mode.

Horoskop