Ushqimi i ekuilibruar 28 Qershor 2022

Eshtë sezoni i kajsive dhe duhet t'i konsumojmë sa më shumë,por kujdes nëse vuani nga këto probleme

Ushqimi i ekuilibruar

Kajsitë janë një frut i mrekullueshëm i ngjashëm me pjeshkat. Ato  përmbajnë një sasi të madhe antioksidantësh që janë kyç për forcimin e imunitetit dhe reduktimin e stresit oksidativ, e gjithë kjo ndikon në aftësinë më të lartë të trupit për t’u mbrojtur më mirë nga infeksionet, inflamacionet, por edhe nga sëmundjet më të rënda.

Janë jashtëzakonisht ushqyese dhe, përveçse përmirësojnë tretjen, janë shumë të dobishme për sytë. Ato përmbajnë një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve dhe, në të njëjtën kohë, kanë jashtëzakonisht pak kalori.

Kajsitë përmbajnë shumë pak kalori,  karbohidrate, proteina, shumë pak yndyrë, kalium, pak fibra, por edhe vitamina A, C dhe E.

Përveç kësaj, përmbajnë beta karoten, luteinë dhe zeaksantinë, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë stresin oksidativ. Gjithashtu, nuk është e papërfillshme sasia e fibrave tek kajsitë, të cilat kanë një efekt të dobishëm në zorrët dhe në të gjithë sistemin tretës.

Më së miri është t’i hamë të plota dhe të pa qëruara, por paraprakisht duhet të lahen mirë. 

Por kujdes, kajsitë nuk duhet të konsumohen nga të gjithë.

Kajsitë janë të pasura me kalium, një mineral që shërben edhe si elektrolit. Një analizë e 33 studimeve zbuloi se një dietë e pasur me kalium ul ndjeshëm presionin e gjakut dhe rezultoi në një rrezik 24 për qind më të ulët të goditjes në tru.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se personat që kanë probleme kardiovaskulare ose veshkash nuk duhet të hanë shumë nga ky frut dhe do të ishte mirë që t’i shmangnin plotësisht. Sidomos nëse janë në terapi të rregullt. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor