Showbiz 28 Qershor 2022

Aulona Musta ka një mesazh për të gjithë ata që dinë veç të marrin dhe të mos japin kurrë në një marrëdhënie

Showbiz

Aulona Musta është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale. Ajo është shquar gjithmonë për mesazhet pa dorashka dhe të drejtëpërdrejta, duke mos kursyer kësisoj debatet apo kritikat për personat që i shkruajnë, të cilëve shpeshherë iu përgjigjet publikisht. Duke patur një ndikim të caktuar në opinionin publik, Aulonës i vijnë mesazhe të shumta nga njerëz për të cilët shpenzon kohën e saj për t’iu bërë terapi.

Por “problemi” është se ata nuk e kanë as follow, pra nuk e ndjekin moderatoren në rrjetin social dhe ajo ju këshillon atyre të “krijojnë marrëdhënie me njerëzit.”

“Kam një këshillë shumë të sinqertë për të gjithë ju që më shkruani mesazhe dhe më pyesni dhe më kërkoni këshilla për çfarëdolloj gjëje që ka lidhje me jetën tuaj si problemet shoqërore, dashurore, familjare apo në lidhje me peshën. Në momentin që e merrni mundimin të shkruani këtë mesazh që unë të harxhoj nga koha ime për t’iu përgjigjur juve, për t’iu bërë terapi, që realisht nuk kam pse e bëj, por e bëj në shumë raste, minimumi duhet të më keni follow. Nuk e kuptoj se si mund të pretendoni të më shkruani, të pretendoni që unë t’ju jap nga koha ime, nga energjia ime, aq më tepër në mes të pushimeve, dhe ju nuk më keni as follow. Kjo nuk bën sens edhe iua këshilloj që edhe në jetën tuaj reale të krijoni marrëdhënie me njerëzit, të jepni edhe të merrni. Marrëdhëniet e njëanshme nuk janë të shëndetshme.”- shprehet Aulona Musta gjatë videos së publikuar nga pushimet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor