Shëndeti i gruas 28 Qershor 2022

Rëndësia e kryerjes së Pap Testit: çfarë është dhe kur duhet bërë

Shëndeti i gruas

Pap Testi është një test i thjeshtë dhe i shpejtë që bëhet për të parë  ndryshimet në qelizat e qafës së uterusit. Ai mund të tregojë nëse ka një infeksion, qeliza jo normale të qafës së mitrës ose kancer të saj. Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandojnë kryerjen e Pap Testit çdo 1 deri në 3 vjet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandohet që femrat e grupmoshës 21 deri në 49 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin çdo vit.  Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin çdo 3-5 vjet. Në moshën 65-vjeçare, ju mund të ndaloni kryerjen e Pap Testit vetëm nëse e keni kryer rregullisht atë që në moshën 50 vjeç dhe keni patur rezultate normale.

Para se të bëni Pap Testin duhet të keni parasysh këto gjëra:

– mos bëni dushe vaginale me locione 2 ditë para Pap Testit

– mos kryeni marrëdhënie seksuale 2 ditë para

– mos përdorni kremra 2 ditë para

– bëni Pap testin disa ditë para ose mensturacioneve

– mos përdorni suposto vaginale 2 ditë para tesit

Nëse rezultati i Pap Testit del jonormal, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jonormale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jonormale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor