Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
"Gjeniu i Vogël 8" uli mbrëmjen e djeshme siparin e tij në ekranin e "Vizion Plus". Pas 16 javësh rrugëtim plot garë e emocion, me 36 konkurrentë njëri më i mirë se tjetri, natë pas nate, më në fund mbërritëm te fituesi i këtij edicioni dhe ajo ishte Ea Zoga. Vogëlushja shkodrane me një background familjar artistik, spikati që në prezantimin e saj të parë në këtë edicion, për zërin e saj sensual dhe prezantimin e veçantë skenik. Ajo ia doli që në çdo episod të këtij edicioni të merrte vlerësimet më të mira nga juria por jo vetëm. Me qindra kanë qenë mesazhet e mbështetjes për të edhe në rrjetet sociale, këtë e tregoi edhe fakti ku mbrëmjen e djeshme vërshuan në rrjet komentet dhe vlerësimet edhe nga emra të njohur të muzikës dhe artit shqiptar.
Mbrëmja e djeshme u zhvillua në tre raunde, ku 12 finalistët e këtij edicioni u përballën fillimisht në 6 sfida, nga ku fitues dolën, Ea Zoga, Françeska Kasa, Anja Myrtaj, Nikol Çabeli, Rei Bardhollari, Marinela Mançellari. Theksojmë këtu faktin që sfida e fundit e raundit të parë, mes Marinelës dhe Irsa Haxhillarit kaloji në balotazh, dhe të dyja vajzat iu rikthyen një përballjeje të dytë nga ku juria kaloi më tej Marinelën.
Në tre sfidat e radhës, pas shortit të hedhur, dolën fitues Ea Zoga, Françeska Kasa dhe Anja Myrtaj. Një treshe e cila do të garonte në raundin e tretë për të nxjerrë më të mirën mes tyre. Dhe me vendimin unanim të jurisë Ea Zoga u shpall fituese.
Pavarësisht asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ajo që vlen për t’u theksuar, ashtu sikurse u shprehën edhe vetë anëtarët e jurisë, kjo ishte hera e parë në të gjithë historinë e edicioneve të Gjeniut të Vogël, që të kishte kaq shumë prurje talentesh dhe që në finalen e Gjeniut të kishim realisht 12 fitues, pasi diferencat mes tyre ishin thuajse të padallueshme. Por surprizat nuk do të mbyllen këtu, pasi shumë shpejt sezoni i ri do të sjellë një tjetër super talent show në ekranin e “Vizion Plus” detajet e së cilit do t’i zbulojmë në ditët në vazhdim.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...