Kuriozitete 30 Qershor 2022

Ka një vend në avion që pasagjerët s'kanë asnjë shans ta shohin, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Kuriozitete

Gjenden disa zona sekrete në çdo aeroplan që pasagjerët nuk mund t’i shohin për asnjë arsye. Ato janë vendet ku pilotët dhe ekuipazhi i kabinës shkojnë për të pushuar gjatë fluturimeve të gjata.

Ndryshe quhen Crew Rest Compartments dhe vendndodhja e tyre në aeroplan ndryshon sipas markave. Në avionët më të rinj, si Boeing 787 ose Airbus A350, ato janë të vendosura mbi kabinën kryesore, por në aeroplanët më të vjetër, ato mund të jenë në bagazhin e ngarkesave ose thjesht në kabinën kryesore.

Ato janë dyshe, një për pilotët, i cili zakonisht ulet mbi kabinë dhe shpesh përfshin dy krevatë marinari dhe një ndenjëse. Një tjetër për ekuipazhin e kabinës, që zakonisht përmban gjashtë krevatë ose më shumë dhe vendoset mbi galerinë e pasme, zona nga pjesa e pasme e avionit ku përgatiten dhe ruhen ushqimet dhe pijet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor