Aktualitet 1 Korrik 2022

Në prag të fundjavës vijojnë temperaturat e larta, por në këto zona do të ketë shi

Aktualitet

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Por, parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen duke u shfaqur edhe në zonën e ulët, ndërsa në zonat malore Veriore do të krijojnë mundësi për shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Elbasani dhe Gjirokastra vazhdojnë të kryesojnë si qyetet më të nxehta të vendit me temperatura deri në 39 gradë, ndërsa Erseka do të regjistrojë temperaturat maksimale më të ulëta me 31 gradë.

Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor