Aktualitet 1 Korrik 2022

Babai tenton të mbysë foshnjën 7 muajshe, shqiptarët e shpëtojnë dhe kthehen në heronjtë e ditës

Aktualitet

Disa shqiptarë që banojnë në Greqi kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të vogël në Athinë. Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajsh, tentoi ta mbysë pas një sherri me bashkëshorten e tij. Në pamjet ekskluzive të siguruara prej Top Channel, duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël.

Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën. Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin. Familja ishte nga Rumania, por ende nuk dihet shkaku i konfrontimit të tyre. Dyshohet se autori kërcënonte bashkëshorten për ta detyruar të lypte dhe të vidhte në rrugët e Athinës.

Me urdhër të prokurorisë së Athinës gruaja dhe fëmijët u morën në mbrojtje. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë nga në gojë prej tentativës për ta mbytur. Ata do të dërgohen një strukturë akomoduese për viktimat e dhunës brenda familjes./Burimi "Top Channel"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor