Showbiz 1 Korrik 2022

Video e Princit William duke u zënë me fotografin bën xhiron e rrjetit, reagon Pallati Mbretëror

Showbiz

Një video e Princit William e kapur nga një fotograf, i cili dyshohet se po filmonte familjen e tij teksa po shijonin një xhiro me biçikletë, është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta online. Pallati Kensington e ka quajtur një 'shkelje e privatësisë' dhe tani videoja është fshirë.

Duka i Kembrixhit po shijonte një shëtitje të qetë familjare me biçikletë në janar të vitit të kaluar pranë shtëpisë së tyre në Anmer Hall në Sandringham, kur një fotograf paparac shfrytëzoi rastin për të bërë disa foto.

Minuta: 02:11

Në videon e shpërndarë rrjet, Duka i Kembrixhit duket i acaruar me fotografin. Familja mbretërore përballet shpesh me fotografët dhe qendrën e vëmendjes, megjithëse fotografi në këtë rast e ka kaluar qartë kufirin.Në klip, Princi William dëgjohet duke u përballur me fotografin. Kate Middleton nuk shihet në klip, por mund të dëgjohet duke mbështetur burrin e saj.

“Si guxon të sillesh në këtë mënyrë me fëmijët tanë? Si guxon? Po na përndiqni? Unë kam dalë për një shëtitje të qetë me biçikletë me fëmijët e mi dhe ju nuk më thoni as emrin tuaj. Ju jeni mizor, i neveritshëm… Pse jeni këtu? Faleminderit që na shkatërruat ditën… Mendova se kishit zënë mend.”

Pallati Kensington tha se videoja ishte një shkelje e privatësisë së familjes, raportoi The Telegraph dhe stafi i familjes mbretërore thuhet se ishte përpjekur ta hiqte videon.

Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore përballet me një shkelje të privatësisë. Në vitin 2017, revista franceze Closer u urdhërua të paguante 100,000 euro pasi bëri një foto me dylbi të Kate Middleton duke bërë banjë dielli në një tarracë. Pamja e Kate duke u relaksuar në Paris u cilësua si një shkelje e privatësisë dhe Princi William paraqiti deklarata kundër shkeljes së paparacëve në jetën private të familjes së tij.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor