Guide per shendetin 1 Korrik 2022

Nuk është habi të ftoheni edhe në verë, ja çfarë duhet të konsumoni

Guide per shendetin

Ftohja nuk ndodh vetëm në stinën e dimrit. Mund të ndodhë të ftohemi edhe gjatë verës dhe përveç ilaçeve që na jep mjeku, rol të rëndësishëm në rimëkëmbje luajnë edhe ushqimet që ne konsumojmë.

Hulumtimet tregojnë se supa e pulës e bërë në shtëpi zhbllokon hundën më mirë se çdo lëng tjetër i nxehtë. Gjithashtu ka efekte anti-inflamatore që mund të lehtësojnë simptomat e ftohjes.

Ushqime të tjera që këshillohet t’i konsumoni në rast ftohjeje:

Limoni

Për të shmangur ftohjen, "armatosuni" me vitaminë C. Nëse e konsumoni para simptomave të ftohjes, vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Përveç limonit, mund të konsumoni portokall.

Ushqime që përmbajnë antioksidues

Lakra e gjelbër, brokoli, boronicat, çaji i gjelbër dhe qepa e kuqe, kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në luftimin e ftohjes.

Speca djegës

Nuk do të shëroheni nga specat djegës, por mund të pastroni sinuset dhe të hapni rrugët e frymëmarrjes. Kapsaicina nga specat ndihmon në zhbllokimin e hundëve, gjë që me siguri do t’ju lehtësojë gjendjen.

Xhenxhefil

Një filxhan çaj xhenxhefili i freskët lufton të ftohtin. Nuk duhet ta pini vetëm kur sëmureni. Konsumoni në mënyrë parandaluese për të bllokuar viruset.

Qumështi

Qumështi, akullorja dhe djathi kanë një reputacion të keq kur bëhet fjalë për ftohjet, sepse stimulojnë prodhimin e mukozës. Por akullorja mund të qetësojë dhimbjen e fytit, ndaj keni diçka për të shijuar ndërkohë që jeni të ftohur.

Hudhra

Shkencëtarët pohojnë se hudhra është jashtëzakonisht efektive kundër ftohjes. Më së miri është ta konsumoni të gjallë, por nëse nuk e duroni shijen e mprehtë, përzieni në kombinime të ndryshme dhe ngroheni pak.

Shmangni kafeinën dhe alkoolin

Anashkaloni këto ushqime në një hark të gjerë. Në kohën e ftohjes, lëngjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin, por këtu nuk përfshihet alkooli dhe kafeina. Nëse jeni mësuar me kafen e mëngjesit, pini një filxhan të vogël kafe të zezë pa qumësht dhe sheqer. Mund ta zëvendësoni kafen me çaj jeshil ose çaj tjetër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor