Showbiz 1 Korrik 2022

Arbana Osmani vendos të ndryshojë look disa javë para lindjes dhe duket më natyrale se kurrë

Showbiz

E thjeshtë, por gjithnjë e kuruar deri në detaje, Arbana Osmani është nga vajzat më të dashura të ekranit, së cilës nuk i është dashur aspak të bëjë ndryshime drastike në pamjen e saj, për të fituar simpatinë e publikut.

Me flokët gjithnjë në nuancat e grurit, mjaltit dhe me gjatësinë deri te shpatullat ose poshte tyre, 39-vjeçarja ka qenë gjithmonë për një pamje natyrale dhe jo të ekzagjeruar. Madje edhe kur zgjedh të ndryshojë diçka në look-un e saj, ajo sërish vendos me kujdes se ç’bën. Së fundmi ajo ka vendosur të lyejë flokët dhe t’i presë pak.

Ka qenë moderatorja që ka ndarë një foto në Instagram, ku shfaqet me të birin në pritje të një udhëtimi. Mesa duket, kishte ardhur koha që Osmani të ndryshonte, para se të bëhet nënë për herë të tretë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor