Showbiz 2 Korrik 2022

Klaudia Pepa realizon një tjetër ëndërr në Itali, ja ku do ta shohim balerinën shqiptare

Showbiz

Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në shtetin fqinj, Itali. Ajo kryesoi mes shumë talenteve në emisionin “Amici” ku ajo u bë pjesë, duke fituar zemrat e publikut të cilët e mbështetën atë deri në finale.

Por përpos baletit një tjetër ëndërr në sirtar për të cilën ajo ka folur ishte të merrte pjesë në një film dhe mesa duket kjo ëndërr e saj është bërë realititet.


Ajo është protagoniste si aktore e si balerinë e filmit “Light Off” i cili do të shfaqet këto ditë në RAI Cinema.Ky film “Lights off” flet për kërcimin, ëndrrat, dashuritë dhe gabimet.Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.

Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë: “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët në një intervistë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor