Astroliving 2 Korrik 2022

Horoskopi i muajit korrik: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT

Korriku nis me disa tensione për sa u takon disa projekteve që do të ndërmerrnit me njerëz të tjerë. Ndoshta do t'ju duket sikur nuk po vendosni dot kufij, ndaj do të nxiteni shpesh nga dëshira për ta ndërprerë bashkëpunimin. Do të përballeni shpesh këtë muaj me pyetjen, ku është autonomia juaj dhe me çfarë jeni të gatshëm të përballeni? Pas datës 5 korrik do të mësoni të luftoni pasiguritë personale e të kuptoni se çfarë ka vërtet rëndësi për ju. Do t'ju duhet shpesh të merreni me financat tuaja, të mundoheni të krijoni projekte më fitimprurëse, ose të zbuloni pikat tuaja të forta. Nga data 18 mund të shikoni rezultatet e këtyre përpjekjeve, sidomos nëse keni mësuar të përmirësoni ato që keni.

Nga data 13 do të keni mundësinë të gjeni autonominë tuaj, duke zgjidhur situatat në të cilat ndiheshit të varur ndaj dikujt, e ndoshta do të shlyeni edhe ndonjë borxh, që e shtyni prej kohësh. Ndikimi i Diellit dhe i Mërkurit do t'ju mundësojë të komunikoni, të informoheni, të shkruani, a të merreni me diçka që e keni pasion. Data 28 do t'ju ndryshojë plotësisht qasjen ndaj botës. Tregohuni fleksibël, siç vetëm ju dini dhe krijoni komunikim me të tjerët.

GAFORRJA

Korriku do t'ju gjejë të shndërruar, ndonëse në ditët e para të muajit nuk do të duket, pasi përparimet në karrierë mund të bezdisin dikë. Pas datës 5 do të keni më shumë energji, më shumë dëshirë për të ndenjur me të tjerët, aftësi dhe dëshirë për të komunikuar dhe për të shprehur mendimin tuaj. Një spontanitet që ndoshta do t'ju shtyjë drejt miqësive të reja. Duke zbuluar një mënyrë të shprehuri më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ndoshta do t'i jepni fund marrëdhënies me dikë që nuk përshtatet me ju.

Në fakt, ky muaj i kushtohet autonomisë dhe spontanitetit. Venusi do t'ju shoqërojë nga 18 korriku dhe do ta vlerësoni sërish veten, madje mund të mendoni si të shfrytëzoni më së miri burimet tuaja. Datat 19 dhe 21 janë të mbushura me tension dhe me gjasa shqetësimet do t'ju vijnë nga eprorët tuaj. Megjithatë duket se nga fundi i muajit do t'ju rikthehet buzëqeshja, pasi do të vlerësoni aftësitë tuaja dhe do të kërkoni atë që meritoni, sepse do të jetë e rëndësishme të vlerësohen arritjet tuaja të deritanishme. Ka ardhur momenti të mendoni për kapitullin e radhës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor