Mirëqenie / 2 Korrik 2022, 15:46

Bëni masazh çdo ditë me një kub akulli në fytyrë, nëse doni të keni një lëkurë perfekte

Bëni masazh çdo ditë me një kub akulli në

Në një botë virtuale plot me këshilla dhe truke të çuditshme që lidhen me shëndetin dhe pamjen e lëkurës, trendi i fundit i TikTok na kthen edhe njëherë tek trajtimi bazik: vendosja e akullit në fytyrë si një mënyrë për të ulur të fryrat apo për të reduktuar rrathët e zinj të syve.

Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme masazhojeni çdo ditë me një kub akulli. Ja cilat janë përfitimet që do ju lënë pa fjalë:

I jep shkëlqim lëkurës : akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.

Redukton problemet e lëkurës : nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të saj.

Eleminon rrathët e zinj poshtë syve : nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.

Tonifikon lëkurën: kubet e akullit parandalojnë veprimin e radikalave të lira në lëkurë, minimizojnë dukejn e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket sa më perfekte.

Parandalon rrudhat : siç e thamë dhe mësipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.

Horoskop