Astroliving 2 Korrik 2022

Horoskopi i muajit korrik: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Nga Paolo Fox

LUANI

Korriku është i ndarë në dy pjesë, para dhe pas një reflektimi të thellë. Gjithçka nis në fillim të muajit me ditë më të ngarkuara se zakonisht, ku mblidhen angazhimet dhe duken të pamundura për t'u menaxhuar. Por nga data 5 duket se do të gjeni njëfarë motivimi, sidomos në punë dhe do të dini t'i trajtoni edhe sfidat si stimul. Në të njëjtën ditë do të ndieni nevojë për privatësi dhe vetmi, për një fazë të mirëfilltë meditimi. Duke analizuar brendinë tuaj, duke menduar mekanizmat mbrojtës që përdorni, me gjasa do të zbuloni edhe qasje alternative për karrierën tuaj, përveç heqjes dorë nga disa zakone të këqija. Pak nga pak do të shikoni se hapësira e heshtur dhe vetmitare do t'ju pëlqejë dhe mund ta pasuroni me udhëtime imagjinare, ose me shëtitje në natyrë, sidomos në datë 18 korrik.

Do t'ju rikthehet shkëlqimi në fund të muajit, pasi në shenjën e Luanit do të rikthehet ndikimi i Diellit dhe Mërkurit, ndaj në datat 19 dhe 21 ju rikthehet dëshira për komunikim, për t'u shprehur, të luani, të jeni thjesht vetvetja. Ndoshta edhe sepse e keni kuptuar se kush jeni në këtë fazë të jetës suaj. Megjithatë, mos mendoni se i keni kuptuar të gjitha, pasi muajt në vazhdim do të shoqërohen me një reflektim të thellë mbi disa parime që për ju janë shumë të rëndësishëm.

VIRGJËRESHA

Korriku do të jetë muaji që do të stërvitë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës të rrinë me të tjerët, pasi që në ditët e para të muajit ndihen ekuilibrat që fshihen pas disa marrëveshjeve, që ndoshta jo fort të qarta, ju vënë pak në siklet. Por nga data 5 do të ndërveproni me njerëz të ndryshëm, që do t'ju nxitin drejt përvojave të reja, goxha sfiduese, sigurisht, sepse zgjerimi i horizonteve nënkupton edhe të largohesh nga zona e rehatisë.

Nga data 13 mund të shikoni nga një tjetër këndvështrim interesat tuaja dhe mund të vendosni t'i jepni fund një lidhjeje kalimtare që nuk po ju çonte askund. Nga data 18 korrik do të forconi lidhjet me shoqërinë tuaj, por ndonëse jeta juaj sociale do të jetë shumë më aktive se më parë, mund të ndieni nevojën të reflektoni dhe të rrini pak vetëm. Ndoshta lodhja e shkaktuar nga shtirja si tjetërkush me shoqëritë e reja, fundi i muajit është i duhuri për të mësuar të jeni mirë me vete. Nga data 28 këshillohet të filloni një terapi, ose një rrugëtim shpirtëror. Këshillohet të bëni marrëveshje më të mira, më të ekuilibruara, për të gjitha palët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor