Showbiz 3 Korrik 2022

Ishte vetëm 14 vjeç, Elhaida Dani kthehet pas në kohë dhe kujton zhgënjimin e parë

Showbiz

Elhaida Dani, në një rrëfim ndryshe për “A live Night”, ka kujtuar hapat e saj të njëpasnjëshëm, me ngritjet dhe uljet për të arritur deri te suksesi që gëzon ditë pas dite. Mes shumë kujtimeve, peripecive e sukseseve në karrierë, Elhaida kujton kohën kur mori pjesë në “Ethet e së premtes”, sfidë nga e cila nuk kaloi në gjysmëfinale.

Për Elhaidën kjo ka qenë “thyerja” e parë, madje kur mësoi që nuk ishte kualifikuar, qau nga Tirana deri në Shkodër. Elhaida thotë se që në atë moment ishte zotuar se nuk do dilte më në skenë dhe të këndonte, mirëpo “dera” tjetër u hap shumë shpejt, pasi pak kohë më vonë ajo u shpall fituese e “Star Akademi”.

“Isha 14 vjeçe kur këndova për herë të parë. Mbaj mend rrogën, 40 mijë lekë te vjetra i çova në shtëpi direkt, akoma më kujtohet. Kur mora pjesë në “Ethet e së premtes”, ngjitem në skenë, këndoj para jurisë dhe kaloj fazën e parë. Aty u ndez zjarri, mësuesit e morën vesh, familja më mori seriozisht që ishte diçka e mirëfilltë. Fillova ta kuptoja, uau nuk është ëndërr, mundem, Erdha në Tiranë, ishte gjysmëfinale, kush e kalonte do kalonte në fazën finale. Këndoj një këngë “I have nothing”, nuk dija teknikat, ishte gjithçka emocionale. Dridhesha në skenë dhe nuk kalova. Ishim në makinë me mamin dhe babain kur mora vesh që nuk jam kualifikuar. Kam qarë nga Tirana në Shkodër. Thoja s’do dal më në skenë, nuk do këndoj kurrë, ka mbaruar ai muhabet. Mami e babai më kanë mbështetur. E kisha ndarë mendjen që nuk do këndoja më, por pas disa ditës erdhi stafi i ‘Star Akademi’. Mora sigurinë që mund të jem këngëtare, audiconet shkuan shumë mirë, derisa u shpalla fituese e këtij kompeticioni“,- kujton Elhaida.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor