Emisionet
Living sjell sot variantin më të thjeshtë dhe të lehtë të akullores në mënyrë që ta përgatisni në kushte shtëpie sa herë ju shkon mendja.
PËRGATITJA: lëkura e grirë në rende e 2 limonëve bio ● 100gr sheqer ● 125ml lëng limoni i sapo shtrydhur ● 500ml pana për ëmbëlsira, nga frigoriferi ● një majë thike kripë
PËRGATITJA: Në robot (vëmë funksionin e grirjes) hedhim sheqerin dhe lëkurat e limonit të grira më parë në rende dhe i përziejmë për një minutë. Shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të shohim që sheqeri është tretur. Mjaftojnë 2 minuta. Shtojmë panën dhe kripën dhe e përziejmë edhe për 1-2 minuta derisa të shohim që pana po trashet dhe përzierja është bërë kremoze. E hedhim akulloren në tavë inoksi ose porcelani, por që të jetë sa më e madhe, në mënyrë që akullorja të ngrijë më shpejt. E mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë te pjesa e ngrirjes në frigorifer. Pas 30-40 minutash e nxjerrim nga ngrirja dhe e përziejmë mirë me pirun ose me rrahësen e vezëve në mënyrë që të mos krijohen kristale akulli. E përsërisim këtë veprim pesë herë. Më pas mund ta lëmë akulloren për një natë të tërë te ngrirja dhe të nesërmen është gati. Në momentin që duam ta shërbejmë, e lëmë pak minuta në temperature ambienti.