Shendeti 4 Korrik 2022

VIDEO/ 3 hapat që mund t'ju shpëtojnë jetën nëse mbyteni dhe jeni vetëm

Shendeti

Kujt i ka ndodhur të mbytet me ushqim, e di që është një nga ndjesitë më të këqija që mund të përjetojmë. Në ato momente, mund të na shkojë ndër mend edhe se na ka ardhur fundi dhe se na duket e pamundur të shpëtojmë, sidomos nëse jemi vetëm.

Një copë bukë ose çfarëdo lloj ushqimi tjetër, na i pengon rrugët e frymëmarrjes dhe pavarësisht se mund të pimë shumë ujë, duket se asgjë nuk na shpëton.

Ndjenja e frikës dhe panikut, sidomos edhe nëse jemi vetëm, mund të në e përkeqësojë gjendjen. Këshillat dhe videoja e mëposhtme tregojnë se si mund të shpëtojmë nga kjo situatë:

1. Së pari, shtrihuni në dysheme dhe vendosini duart në pozicionin sikur doni të bëni pompa.

2. Më pas, hapni duart dhe rrëzohuni me gjoks në dysheme. Rënia e shpejtë do të dërgojë sasi të madhe ajri në mushkëri dhe kështu do të largojë copën e ushqimit që mban të bllokuara rrugët e frymëmarrjes.

3. Nëse nuk arrini sukses herën e parë, përsëriteni edhe njëherë. Mos kini frikë nga rënia, sepse janë thjesht disa sekonda të pakëndshme, të cilat nuk kanë kurrfarë rëndësie përpara shpëtimit të jetës suaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor