Ëmbëlsira 4 Korrik 2022

Tartë me qershi nga duart e Iva Tiços

Ëmbëlsira

Përbërësit
220 g miell
125 g gjalpë në temperaturë ambienti
70 g sheqer pluhur
1 vezë
350 g qershi pa bërthama
50 g sheqer për mbushjen
100 ml ujë
350 g ricotta
50 grsheqer pluhur

Përgatitja: Përziejmë miellin me sheqerin pluhur, shtojmë gjalpin dhe vezën. Pasi e punojmë brumin, e mbështjellim me letër kuzhine dhe e vendosim për gjysmë ore në frigoriferQershitë, ujin dhe sheqerin i vendosim në zjarr dhe i lëmë të ziejnë për dhjetë minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe heqim qershitë, që i vendosim në një pjatë, që të ftohen. Përziejmë rikotën me sheqerin pluhur, pastaj shtojmë qershitë e ftohura. Hapim në tavën e lyer me gjalpë, brumin që kishim lënë në frogorifer (mirë është të përdoret tavë me anësoret që hiqen).

E shpojmë lehtë me pirun, i vëmë sipër letër kuzhine dhe e mbushim me fasule, ose gurw dekorativë (kjo bëhet që brumi të mos fryhet) dhe e fusim në furrën e nxehur paraprakisht në 180 gradë. E pjekim për rreth 30 minuta dhe pasi heqim mbushjen e fasuleve edhe pwr 5-10 minuta të tjera, derisa të marrë ngjyrë. Pasi biskota të jetë ftohur, hedhim sipër përzierjen e rikotës me qershi dhe sipër e spërkasim me lëngun e qershive që kishim lënë mënjanë. E zbukurojmë sipër me qershi të freskëta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor