Aktualitet 4 Korrik 2022

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e reja, 2 të vdekur nga Koronavirusi në 24 orët e fundit

Aktualitet

Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot dy viktima si pasojë e Covid-19. Viktimat janë një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç. Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të infektimeve. Ministria ka raportuar 147 qytetarë pozitivë me Covid, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 549.

Sakaq, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 147 qytetarë, në këto bashki:
61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor