Probleme te perditshme 5 Korrik 2022

3 gabimet që nuk bëni në mëngjes dhe ju prishin gjithë ditën

Probleme te perditshme

Ndoshta ne nuk u kushtojmë shumë rëndësi zakoneve tona të përditshme, por janë pikërisht ato që ndikojnë në ditën tonë, në humorin e kështu në vazhdimësi. Shumë njerëz bëjnë disa gabime sapo zgjohen, që mund të jenë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi. Ndaj shmangia e disa veprimeve kur zgjoheni në mëngjes, do t’ju sillte shumë dobi përgjatë ditës.

Ju shtypni “Snooze” e alarmit

Nëse ju mendoni se ato pesë apo 10 minuta që e shtyni alarmin do t’ju bëjnë që të ngopeni me gjumë, në fakt nuk është kështu. Sipas ekspertit të gjumit, Timothy Morgenthaler, dremitja është veçanërisht e keqe sepse fillon një cikël të ri të gjumit të thellë, i cili ndërpritet nga alarmi dhe në thelb nuk përfundon kurrë. Prandaj, është më mirë të ngriheni herën e parë që bie alarmi.

Kontrolloni menjëherë emailin apo telefonin

Julie Morgenstern, autore e librit “Asnjëherë mos kontrollo emailin në mëngjes”, argumenton se sapo ta bësh këtë zakon një pjesë të rutinës tënde të përditshme, nuk do të dalësh kurrë prej tij. “Të gjitha këto kërkesa, detyrime dhe probleme janë të pafundme”, argumenton ajo dhe sugjeron që në vend që t’i shikoni sapo të zgjoheni, prisni një orë.

Pini kafe rrugës për në punë

Një filxhan kafe është për shumicën e njerëzve mënyra ideale për ta nisur ditën me energji. Megjithatë, është mirë që të shmangni këtë ritual të përditshëm para orës 9.30 të mëngjesit. Trupi ynë prodhon sasi më të larta të kortizolit, hormonit të stresit, ndërmjet orës 8 dhe 9 të mëngjesit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor