Make up 5 Korrik 2022

Nuk keni pse të hiqni dorë nga grimi në plazh, këshillat si ta bëni atë rezistent ndaj vapës dhe ujit

Make up

Një nga problemet me të cilat përballen vajzat në plazh është gjetja e një të mesmeje të artë për t'u dukur edhe bukur, edhe natyrale. Bëhet fjalë për grimin, të cilin aq shumë e pëlqejmë, mirëpo nga ana tjetër vapa në plazh na e vështirëson realizimin e një grimi perfekt dhe rezistent gjatë ditës.

Temperaturat e larta, djersa, rritja e sekretimit të yndyrës janë faktorë që e zbehin qëndrueshmërinë e grimit. Për fatin tonë të mirë, janë edhe disa sekrete të vogla që artistët e grimit dinë mirë t’i fshehin, të cilat mund t’ju shpëtojnë me sukses:

Shmangni korrektorin në pjesën e lëvizshme të qepallës

Ose, të paktën, qëndroni larg sasive të mëdha, pasi vija në mes të sipërfaqes do të jetë menjëherë e dukshme. Gjithashtu duhet të lini kohë që ajo të përthithet dhe të përhapet në mënyrë të barabartë.

Thuaj “po” produkteve likuide

Këto janë tekstura delikate, lehtësisht të adaptueshme dhe shumë të qëndrueshme. Ngjyrosjet që do të pikturojnë me saktësi kanë një larmi të madhe markash, nuancash dhe rezultatesh.

Përdorimi i shumëfishtë i pluhurit dëshmon edhe një herë fuqinë e tij. Edhe në rastet më ekstreme të yndyrës, një shtresë e tij pas korrektorit do të mbajë të pandryshuar çdo pigment që zgjidhni, qoftë në formë të lëngshme apo të ngurtë. Filloni t’i zbatoni këto këshilla për të mos hequr dorë nga bukuria dhe sharmi, as kur jeni me pushime!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor