Kuriozitete 5 Korrik 2022

Fytyra i tregon të gjitha, e gjeni dot cili është personi më i shëndetshëm në foto?

Kuriozitete

Hulumtuesit konstatojnë që truri automatikisht është në gjendje të njohë fytyrën e shëndetshme dhe joshëse. Fytyrat e njerëzve të dobët perceptohen si më tërheqëse, ndërsa të tjerët konsiderojnë që mungesa e indeve yndyrore në fytyrë zbulon shtypjen e mirë të gjakut. Hulumtuesit deri te këto fytyra “të shëndetshme” kanë ardhur në bazë të indeksit të masës ideale trupore, përqindjes së yndyrave trupore, shtypjes së gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm.

Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë që truri ynë ka krijuar mekanizma me ndihmën e të cilëve nga fytyra mund të lexojnë informacione të shumta shëndetësore në mënyrë që të zbulojnë se me cilët persona është më së miri të shtohemi, thekson autori i studimit dr. Jan Stephen, nga Universiteti Macquari në Sydney.

Për të arritur deri te informacionet e nevojshme, ata kanë analizuar fotografitë e 50 njerëzve nga Kina, 50 personave të bardhë dhe 97 personave me ngjyrë. Pastaj kanë matur indeksin e masës së tyre trupore, përqindjen e yndyrës trupore dhe shtypjen e gjakut dhe kanë vlerësuar formën e tyre dhe madhësinë e nofullave.

Në pjesën e dytë të hulumtimit, 26 persona të bardhë kanë këmbyer 60 fotografi në mënyrë që të bëjnë fytyrën sa më të shëndetshme që të jetë e mundur. Kemi zbuluar që njerëzit kanë ndryshuar fytyrat për t’u dukur “më të hajthëm”, në mënyrë që personat të duken më të shëndetshëm, shpjegon Stephen. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor