Shendeti mendor 5 Korrik 2022

“Po vuaja nga ankthi”/ Adele zbulon arsyen e vërtetë të humbjes në peshë dhe zhgënjimin e fansave të saj

Shendeti mendor

Këngëtarja Adele ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë të rënies drastike nga pesha, përgjatë dy viteve të fundit. Kur këngëtarja ka folur hapur për humbjen e 44 kg,  disa nga fansat e saj janë ndier "shumë të tradhtuar".

Këngëtarja, e cila tregoi figurën e saj të re të hijshme në kopertinën e revistës Vogue vitin e kaluar, u shpreh se ishte e shqetësuar kur mësoi se humbja e peshës kishte shkaktuar vuajtje te disa fansa.

Duke iu drejtuar reagimit të ashpër, ajo shpjegoi se i kishte hequr kilogramët për "veten e saj", pasi po vuante nga ankthi.

Duke folur në ‘Desert Island Discs’ të shtunën, ajo tha: ‘Unë e kuptoj pse shtypi ishte i magjepsur prej humjes time në peshë. Shumica e njerëzve të tjerë do ta kishin nxjerrë një DVD deri tani. E bëra në heshtje për veten time.

Por u ndjeva tmerrëshit keq për disa njerëz që mendonin se komentet e të tjerëve nënkuptonin se nuk dukeshin mirë ose se nuk ishin të bukur.”

Por 34-vjeçarja hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj saj në mediat sociale se transformimi i saj nënkuptonte se ajo ishte dorëzuar ndaj presionit të shoqërisë.

“Disa nga ata që pashë ishin të rinj, ishin si 15 vjeç. Kishte disa njerëz të tjerë që u ndjenë shumë të tradhtuar nga unë: ‘Oh, ajo po i nënshtrohet presionit të shoqërisë’, gjë që nuk më shqetësoi vërtet.

Sepse, për shembull, ju nuk po më mbani dorën gjatë natës në orën 4 të mëngjesit, kur unë qaj me zemër nga ankthi dhe kam nevojë për një shpërqendrim dhe gjëra të tilla.

100 për qind, stërvitja më dha fokus, më dha diku për të hequr qafe energjinë time, të mirë apo të keqe, dhe më bëri të ndihem sikur po forcohesha mendërisht duke u forcuar fizikisht”.

Ajo thotë se pavarësisht pengesave, ajo ka zbuluar një ndjenjë të re paqeje në jetën e saj pjesërisht falë ‘shumë terapie’.

Adele shtoi: “Unë nuk e vendos më veten në situata që më lodhin. Unë do të largohem prej tyre. Unë i zgjedh me shumë, shumë kujdes njerëzit që janë në jetën time”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor