Pjata kryesore 5 Korrik 2022

Eskallop viçi me domate e djathë

Pjata kryesore

Përbërësit –  eskallop viçi i prerë shumë hollë, domate të pjekura, por të forta, 1 kokërr qepë, borzilok, 1 copë djathë kaçkavall, miell, vaj ulliri, verë e bardhë, kripë e piper sipas nevojës.

Përgatitja: Qërojmë lëkurën e domateve dhe i presim në kubikë të vegjël.
Qepën e presim në feta shumë të holla, ndërsa djathin në feta të holla me qëruesen e patateve.Vëmë në zjarr një tigan të madh, të sheshtë, me fare pak vaj, që mund të nxërë fetat e mishit pa i vendosur mbi njëra-tjetrën. Fetat e mishit i lyejmë me pak kripë, piper e miell dhe i vendosim në tigan. Kur të kenë marrë ngjyrë nga të dyja anët i lagim me pak verë dhe vëmë disa feta qepë mbi çdo fetë mishi. Kur qepa të jetë zbutur (nuk e përziejmë) shtojmë domatet, borzilokun të copëtuar me dorë dhe djathin. Fikim zjarrin, e mbulojmë me kapak (ose me letër furre nëse nuk keni kapak për tiganin), e lëmë të pushojë 2 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë me pak vaj ulliri nëse dëshironi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor