Pjata kryesore 6 Korrik 2022

Role pule të mbushura me proshutë dhe djathë

Pjata kryesore

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Përbërësit për 4 persona: 5 feta të holla gjoks pule, 5 feta të holla speck, 5 feta djathë Scamorza ose djathë tjetër kaçkavall, rozmarinë, hudhër, kripë, piper, aroma të tjera sipas dëshirës, vaj ulliri dhe gjalpë, 1 gotë verë e bardhë.

Përgatitja: Në çdo fetë mishi (nëse nuk janë të holla i shtypim me rrahësen e mishit) vendosim një fetë Speck dhe 1 ose 2 feta djathë nëse janë të vogla. E rrotullojmë mishin si role, e mbyllimNme një kruajtëse dhëmbësh e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë mënjanë derisa të bëjmë role dhe fetat e tjera.  Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë (ose vetëm vaj ulliri), thelbin e hudhrës dhe i skuqim roletë për pak minuta nga të gjitha anët. I spërkasim me aroma sipas dëshirës, një degë rozmarine dhe pasi mishi të jetë skuqur mirë nga të gjitha anët, hedhim verën, vëmë kapakun dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht. Gjatë kësaj kohe, i kontrollojmë që nëse vera ka shteruar, të shtojmë verë tjetër ose ujë. I shërbejmë menjëherë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor