
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Të gjithë e dëshirojmë ngjyrën çokollatë të verës e plazhit, por jo gjithmonë e arrijmë siç e dëshirojmë. Për të arritur nuancën që dëshironi, është e nevojshme që të ndiqni disa këshilla.
Aplikoni në kohë kremin e diellit
Është koha për të hedhur poshtë mitin se më pak mbrojtje do të thotë nxirje më e shpejtë. Qëndrimi në diell për orë të gjata pa krem kundër diellit mund të ketë vetëm një rezultat: djegie. Përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit, bën që nxirja të zgjasë më gjatë pasi shmang efektet e dëmshme të rrezatimit UV.
Duhet ta aplikoni kremin të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell. Gjithashtu është e nevojshme të rinovoni kremin kundër diellit çdo dy ose tri orë. Sidomos femrat me lëkurë në ngjyrë të hapur, duhet të shmangin qëndrimin nën diell, gjatë orëve më të nxehta, pra nga ora 10 e mëngjesit deri në 4 pasdite.
Eksfolimi
Eksfolimi i lëkurës konsiderohet shumë i rëndësishëm për një nxirje uniforme që zgjat, në mënyrë që të largohen qelizat e vdekura nga sipërfaqja e saj dhe të shmanget çdo çngjyrosje.
Uniformiteti
Për një efekt sa më të njëtrajtshëm, dielli duhet të “prekë” trupin nga të dyja anët në të njëjtën kohë. Idealisht duhet të ndërroni anën çdo 15-30 minuta për të shmangur ndonjë djegie dhe për të marrë pamjen e nxirë që po ëndërroni.
Hidratim
Hidratimi është çelësi për një nxirje mbresëlënëse dhe afatgjatë. Është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos kur ekspozoheni në diell, por edhe të hidratoni lëkurën me një krem, i cili do të parandalojë rrjepjen e lëkurës.
Ushqimi i duhur
Ushqimet e pasura me beta-karoten, si specat, pjepri, karotat dhe perimet me gjethe jeshile, janë shtesa më ideale për dietën e përditshme, pasi luftojnë radikalet e lira dhe stresin oksidativ, duke reduktuar kështu efektet negative të rrezeve UV.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...