Femijet 8 Korrik 2022

Djegiet e diellit, përse janë shumë të rrezikshme nëse ndodhin në fëmijëri

Femijet

Kur bëhet fjalë për uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të lëkurës, fëmijëria dhe adoleshenca janë periudha shumë kritike. Sasia e ekspozimit në diell që një person ka në 20 vitet e para të jetës së tij, përcakton në një shkallë të konsiderueshme, gjasat e zhvillimit të kancerit të lëkurës.

Studimet tregojnë se vetëm një rast i djegies nga dielli me flluska si fëmijë ose adoleshent është zbuluar se dyfishon rrezikun e zhvillimit të melanomës, e cila është forma më serioze e kancerit të lëkurës, më vonë në jetë.

Kjo është arsyeja se përse kremi i diellit duhet të vendoset që në moshë të hershme.

Megjithatë duhet theksuar që kremi kundër diellit nuk duhet të përdoret kurrë për një foshnjë që është gjashtë muajsh ose më e vogël, dhe se një fëmijë deri 1 vjeç nuk duhet të ekspozohet drejtpërdrejt ndaj rrezeve UV.

Në vend të kësaj, mbrojtjet e duhura për foshnjat përfshijnë rroba të lehta, të lirshme, hije dhe një kapelë të butë që nuk do të bëhet rrezik.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor