Marredhenia ne çift 9 Korrik 2022

7 gjërat për të cilat s’duhet ta besoni partnerin, gënjeshtrat e tyre më të shpeshta

Marredhenia ne çift

Herë të bardha e herë të zeza, herë të mëdha e herë të vogla, të gjithëve na ndodh që në një moment të përdorim gënjeshtrat për të shpëtuar nga situata.

Për këtë arsye, psikologët kanë përpiluar një lsitë me gënjeshtrat më të shpeshta që thonë meshkujt, që mund t’i vijë në ndihmë të gjitha vajzave dhe grave, për të kuptuar kur partneri po i gënjen.

1. As që e pashë

Po, e keni vënë re mirë, ai shikoi një grua që kalonte. Ashtu si femrat shikojnë një djalë të pashëm.

2. Unë do të laj enët në mëngjes

Në 99 për qind të rasteve, enët do t’ju takojnë sërish nesër, të palara, shkruan albeu.com.

3. Më pëlqejnë të gjithë miqtë tuaj

E pamundur. Ne do t’i renditim edhe miqtë e tij në fillim sepse tashmë pas takimit të parë me ta e dimë shumë mirë se cilin prej tyre na pëlqen më shumë e kush më pak.

4. Ato xhinse ju duken mirë

Burrat e ndershëm që ia vlen t’i merrni me vete për të bërë pazar janë vërtet të rrallë. Shumica do të na komplimentojnë për zgjedhjen tonë të re të modës pa i hedhur asnjë sy pjesës që duam të blejmë.

5. Po të dëgjoj

Thjesht kërkojini atij të përsërisë dy fjalitë e fundit që keni thënë.

6. Nuk mbaja celular

Celulari i tij ndoshta ishte në xhep gjatë gjithë kohës, por ai thjesht urrente të fliste, gjë që është një arsye krejtësisht legjitime për të injoruar telefonatat.

7. Nuk do të të gënjej kurrë

Të gjithë gënjejmë. Sigurisht, këto janë kryesisht ato gënjeshtra të vogla të bardha që nuk luajnë një rol të madh në ndërtimin e besimit. 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor