Marredhenia ne çift 10 Korrik 2022

A ndikon mungesa e seksit në shtimin e problemeve në çift. Ja si mendojnë terapistët

Marredhenia ne çift

Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është arsye e mjaftueshme për ta përshkruar marrëdhënien tuaj si krejtësisht aseksuale. Megjithatë, sipas Dr. DavidSchnarch, mungesa e seksit nuk do të thotë se marrëdhënia ka probleme. Edhe pse seksi mund të jetë mënyra se si çiftet shprehin zakonisht dashurinë dhe dëshirën e tyre, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni duke shkuar drejt një divorci.

Dr. Ian Kerner, një nga Psikologët Klinikë më të njohur i specializuar në terapinë e seksit thotë: “Kur nuk ka kohë, seksi duket se bie shpejt në fund të listës së detyrave, por, në përvojën time, kur çiftet ndalojnë së kryeri marrëdhëniet seksuale, marrëdhënia e tyre bëhet e pambrojtur ndaj zemërimit, tjetërsimit, tradhtisë dhe në fund, ndarja. Unë besoj se seksi ka një kuptim: është ngjitësi që na mban të bashkuar dhe pa të, çiftet bëhen “miq të mirë” në rastin më të mirë ose “shokë zënkë” në rastin më të keq”.

Si të sinkronizoni lëvizjet tuaja seksuale

Dr. Al Cooper, nga Qendra e Martesave dhe Seksualitetit thotë: “Zakonisht problemi qëndron te koordinimi! Çelësi është se sa mirë një çift i negocion momentet kur njëri fillon dhe tjetri refuzon. Ashtu si me çdo marrëdhënie, ashtu edhe me seksin, shpeshtësia me të cilën e bëni atë kërkon kompromise. Mund të duket sikur ju duhet të ngjiteni në një mal kur keni shumë gjëra të tjera për të bërë, por mbani mend: Seksi mund të jetë sërish argëtues!

Kerner shprehet në mënyrë karakteristike: “Sapo ndalojmë seksin, e kemi të lehtë të ecim poshtë, por sapo e kujtojmë sërish na pëlqen! Ky është sugjerimi im: “provojeni, do t’ju pëlqejë”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor