Femijet 11 Korrik 2022

10 mënyra për prindërit si të bindin fëmijët të rrinë urtë në restorant

Femijet

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë shumë "qendra" në botë në të njëjtin vend. Me pak fjalë, nëse në shtëpi çdo fëmijë mund të jetë i lirë dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, në një vend publik kjo vetëm sa krijon konfuzion.

2. Nëse në restorant jemi në tavolinë me një ose më shumë fëmijë, çdo gjë (të qeshura dhe lojëra, bisedat, madje edhe akesat) duhet të qëndrojë brenda perimetrit të tavolinës, pa ua imponuar të tjerëve praninë e tyre.

3.Prindërit nuk duhet të presin një sërë avantazhesh nga fëmijët e tyre. Domethënë, stafi dhe klientët e tjerë nuk janë të detyruar të tolerojnë zhurmat dhe vrapimet mes tavolinave. Madje kujdes duhet treguar edhe te porosi të veçanta, si p.sh. pjatat që zakonisht nuk gjenden në menu.

4. Prindërit duhet të pyesin gjithmonë për menunë kur zgjedhin një vend dhe nëse ka ndonjë mundësi për të bërë variacione. Nuk është mirë të vendosim një kuzhinë në kaos, sepse kemi vendosur që fëmija ynë duhet të plotësojë të gjitha dëshirat e tij (për shembull, të kërkojë fileton e viçit në një restorant peshku).

5. Pasi të keni zgjedhur vendin, mund të vazhdoni me rezervimin. Prindërit duhet të informojnë në momentin e rezervimit se do të sjellin fëmijët e tyre, në mënyrë që restoranti të gjejë një tryezë të përshtatshme.

6 . Rregullimi në tavolinë është gjithashtu i rëndësishëm, veçanërisht nëse kompania përbëhet nga disa çifte e më shumë fëmijë: për tryezën drejtkëndëshe, teorikisht, të rriturit duhet të zënë pjesën qendrore me fëmijët e mbledhur në dy grupe anash, sipas moshes ose, nëse preferoni, djemtë nga njëra anë dhe vajzat nga ana tjetër. Në rastin e tryezave të rrumbullakëta, për to mund të kujdesen dy persona afer tyre, që në çdo rast të mbikëqyren nga nënat dhe baballarët. Ata nuk duhet të shqetësojnë mysafirët e tjerë aty pranë.

7.Fëmijët zakonisht hanë më pak. Një ide e mençur është të kërkoni që ushqimi për fëmijët, ndoshta vetëm një pjatë, të sillet së bashku me mezet, në mënyrë që ata të mos ndihen të përmbajtur dhe nervozë.

8. Prindërimi nuk përfundon kur fëmijët janë ushqyer. Pas darkës mund të jetë një stimul për t'i bërë ata të luajnë, por të mos jenë lojëra të zhurmshme: klientët e tjerë nuk janë të detyruar të dëgjojnë Baby shark apo videolojera.

9.Fëmijët shpesh nuk e njohin konceptin e restorantit. Për ta shpesh mund të jetë dhe një kënd argëtimi ku përvec 20 minutave të ngrëni e gjithë pjesa tjetër dominohet nga vrapime, lojëra të hedhura. Mësojini atij që pavarësisht se po hani jashtë shtëpisë, restoranti ka të njëjtin kuptim sikur të hanit në shtëpi duke respektuar rregullat në te dhe duke mos shqetësuar të tjerët. Fëmija të ketë tashmë përvojën e të ngrënit jashtë shtëpisë (me miqtë, gjyshërit etj.) në mënyrë që të pranojë që rregullat e restorantit nuk janë ato të shtëpisë.

10. Mësohuni të toleroni dhe të toleroheni. Mund ta gjeni veten në një dhomë ku ka fëmijë të tjerë në tavolina të tjera. Nëse ata në tavolinën tjetër ngatërrohen, nuk mund tajustifikoni dhe për fëmijët tuaj. Rezistojini justifikimit se “nëse të tjerët mund te zihen, edhe tuajet munden”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor