
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Kur vjen puna te bamjet, njerëzit ndahen në dy kategori: ata që i pëlqejnë shumë dhe ata që u ndryshon fytyra sa i shohin dhe nuk duan t'i fusin në gojë. Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit. Ajo është përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike, arabe dhe afrikane dhe është gjithashtu mjaft popullore dhe në vendin tonë. Vlerat e saj ushqyese janë të pamohueshme. Nëse nuk i dini, hidhuni një sy më poshtë:
-Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje. Acidi folik është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.
-Fibra që gjendet tek bamjet ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës dhe kolesterolit, forcon strukturën e enëve të gjakut dhe eviton shfaqjen e akneve në fytyrë.
-Kaliumi dhe kalciumi që përmbajnë bamjet janë të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut.
-Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...