Shëndeti i gruas 15 Korrik 2022

Infeksionet gjinekologjike gjatë verës, flet mjeku Rustem Celami "Çfarë duhet të kenë kujdes vajzat dhe gratë"

Shëndeti i gruas

Mjeku obstetër-gjinekolog, Rustem Celami, ishte i ftuar së fundmi në "ABC e Mëngjesit" ku foli për infeksionet gjinekologjike që shfaqen gjatë verës dhe komplikimet që sjellin për organizmin femëror. 

“Me rritjen e temperaturave ndryshon edhe organizmi ynë, sëmundshmëria është më e pranishme te ne. Ndërkohë me rritjen e temperaturës, lagështirës dhe moskujdesjes që të ofron stina e verës, me pushimet, me përdorimin e pishinave, me plazhet, me mbajtjen e rrobave të lagura dhe ushqimet, përdorimi lehtësisht i sheqerit apo produkteve të alkoolit, bën që shumë patologji, përfshirë edhe infeksionet, janë të pranishme te femrat dhe te meshkujt, po më shpesh te femrat. Shpesh për fat të keq, ato neglizhohen, merret mjekim pa konsultë dhe jo rrallë kemi dhe komplikime afatgjata”, tha Celami.

Më tej, mjeku u shpreh se infeksioni më i shpeshtë te femrat është myku, i cili shfaqet në çdo kohë.

“Më shpesh te femrat shfaqet myku, por janë bakteriozat vaginale si të thuash infeksionet më banale nëse do i quajmë. Do të thotë rishfaqen gjatë vitit, nuk do të thotë morëm një mjekim dhe një person nuk do të ketë më infeksione vaginale. Mund të përsëriten dhe normalisht çdo femër apo çdo person që mund të jetë seksualisht aktiv fillojnë të shfaqen këto probleme. Por edhe stili i jetesës së personit ndikon”, theksoi Celami.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor