
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Pushimet e verës kanë filluar dhe sa më shumë të afrohen ditët aq më shumë ne nisim të mendojmë për bërjen gati të valixhes. Kjo e fundit na vendos gjithmonë përballë dilemave se çfarë të marrim e çfarë të lëmë në shtëpi sepse na duket sikur gjithçka është e nevojshme.
Por ka një rregull bazë që duhet të ndiqni kur udhëtoni për pushime: fokusoni fillimisht te gjërat bazike dhe esenciale.
1- Rroba-banjo trupore
Lista e gjërave bazike për në plazh nuk mund të jetë kurrsesi e plotë pa rrobat e banjos. Rrobat e banjos trup mund të vishen jo vetëm për në det por edhe si trupore të kombinuara me xhinse apo funde. Pra, kanë përdorim të shumëfishtë e ja vlejnë t’i keni me vete.
2- Pantallona të shkurtra xhins
Lërini xhinset klasike në shtëpi, ndërsa jeni me pushime. Është koha për pantallonat e shkurtra xhins që mund t’i vishni në pishinë, plazh apo edhe në darkë.
3- Shapkat e lëkurës
Kur udhëtoni e dinë të gjithë se këpucët më të rehatshme janë padyshim të sheshtat. Së pari zënë shumë më pak vend në valizhe dhe së dyti mund të vishen nga mëngjesi në mbrëmje dhe janë shumë herë më chic sesa shapkat me gisht.
4- Fustanet me gjatësi mesatare
Një fustan i tillë është absolutisht i preferuari i shumë vajzave sepse është ajo veshja me të cilën mund të qëndrosh si në mëngjes edhe në mbrëmje. Sigurohuni të merrni në valixhe disa versione e materiale të rehatshme për ditët e pushimit.
5- Syzet ‘bazike’
Mos e ngarkoni veten me modele syzesh të cilat ju mundojnë në kombinime. Ju mjaftojnë dy modele syzesh nga ato baziket e të thjeshtat që jeni të sigurta që ju shkojnë me gjithçka.
6- Fund me kopsa përpara
Fundet e gjata me kopsa janë një zgjedhje e duhur që mund t‘ju duhen edhe në plazh por mund ta vishni edhe për një darkë.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...