
Letra prekëse e një bashkëshorteje të tradhtuar për të gjitha ato gra që gjenden në situatën e saj
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Të qenit prind është një emocion dhe një lumturi shumë e madhe, por krahas kësaj është edhe një eksperiencë shumë e lodhshme. Nuk është aspak e lehtë të përshtatesh me jetën e re, dhe vështirësia do të ndihet më shumë gjatë muajve të parë pas lindjes, ku do t’ju duhet të rregulloheni midis vakteve të gjidhënies, netëve pa gjumë dhe shumë vështirësive të tjera që mund të ketë. Ardhja në jetë e një fëmije mund të “trazojë” disi marrëdhënien tuaj me partnerin.
Sipas Marco Rossi-t, psikoterapist dhe seksolog, kujdesi që duhet të tregoni për marrëdhënien tuaj bashkëshortore gjatë muajve të parë pas lindjes është shumë e rëndësishme, por si mund ta bëjmë këtë? Cilat janë gabimet që nuk duhet të bëni?
1.Ta konsideroni partnerin më shumë si prind
Zakonisht pas lindjes së fëmijës gruaja ka tendencën të ndihet e “shëndoshë dhe e shëmtuar”, ndërsa burri i lënë pas dore. Gruaja futet me gjithë shpirt në rolin e nënës dhe ndonjëherë harron që burri ka nevojë për të, për përkujdesjet e saj, për bisedat e saj dhe për këtë ju duhet të mundoheni të mbani sa më gjallë marrëdhënien tuaj. Kjo mund të ndodhë duke biseduar sa më shumë me njëri-tjetrin për gjithcka që ju shqetëson. Nuk është trup të flisni rreth marrëdhënieve seksuale, pra bisedat tuaja nuk duhet të jenë të përqëndruara vetëm tek fëmija.
2.Të nënvlerësoni njëri-tjetrin
Fëmijët mund të jenë “ura lidhëse” e çiftit, por ndonjëherë mund të jenë edhe si një tërmet që do ta tronditë marrëdhënien. Për këtë arsye ju duhet të përpiqeni të silleni sa më me dashuri ndaj njëri-tjetrit. Të jesh prind nuk do të thotë se duhet ta lesh mënjanë dashurinë që duhet t’i japësh tjetrit. Një organizim për të dalë diku, një dhuratë e papritur, një kompliment, një dush bashkë dhe shumë të tjera mund të jenë një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur sa më gjallë marrëdhënien tuaj. Përftoni nga çdo mundësi që ju jepet, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni, rëndësi ka ta bëni bashkë
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 she...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si model...