"Kam pasqyrë", Ronela Hajati u përgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për peshën
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram...
Çështja e sigurisë ushqimore është një ndër temat më të diskutuara sot për sot në industrinë e ushqimeve. Living ju njeh me ushqimet që nuk duhet konsumuar kurrë pas datës së skadencës:
1. Vezët: Siç dihet tanimë vezët janë ndër ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë në treg, pasi përmbajnë shumë vlera ushqyese dhe janë një bombë kalorish e proteinash. Por mos e çoni në mend të hani vezë që u ka kaluar data e skadimit, as mos e çoni ndër mend pasi mund t'ju shkaktojnë simptoma nga më të ndryshmet, që nga dhimbje të barkut, gazra dhe diarre deri tek helmimi. Kujdes dhe me produktet që kanë përmbajtje veze si majoneza, salcat e ndryshme etj.
2.Mishi i pulës: Ashtu si vezët, edhe mishi i pulës, përbën një nga rreziqet më të mëdhenj për helmim ushqimor, në qoftë se nuk është trajtuar, ruajtur apo gatuar si duhet. Kur ju duhet të gatuani një pulë që ka qenë e ngrirë, sigurohuni të ketë shkrirë 100 % , përndryshe duke qenë e ngrirë në disa vende nuk mund të arrijë një temperaturë të brendshme të sigurt. Si pasojë nuk do të gatuhet siç duhet dhe bakteret do të ngelin brenda saj.
3.Djathi i shkrirë: Ndryshe nga djathërat e fortë si p.sh djathi kaçkavall që dhe mund të ruhet edhe pas datës së skadencës, vetë përbërja e djathit të butë e bën më të ndjeshëm ndaj baktereve siç Listeria Monocytogenes. Prandaj duhet konsumuar brenda afatit të skadencës.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram...
"Silent quitting” apo fenomeni kur punonjësit zgjedhin të mos japin më shumë se minimumi i kërkuar po perhapet ndjeshem në...
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...