Marredhenia ne çift 18 Korrik 2022

5 këshillat që do doja të m'i kishin dhënë para se të martohesha (edhe pse ishte një martesë me dashuri)

Marredhenia ne çift

"U martova 2 vjet më parë dhe ishte një martesë me dashuri. Mos i ngatërroni këto këshilla si keqardhje për veten, sepse ne mësojmë nga gabimet tona dhe i zgjidhim gjërat në përputhje me rrethanat, por patjetër do të kishin qenë shumë te dobishme nëse dikush do të m'i kishte dhënë këto 5 këshilla përpara se unë dhe bashkëshorti im të nënshkruanim dokumentet e celebrimit, në një ditë prilli me diell:

1. Zero pritshmëri

Ne nuset shqiptare të këtij brezi kemi parë shumë filma dhe telenovela, kemi lexuar drama reale dhe joreale dhe   fatkeqësisht ndikohemi edhe pse e dimë që realiteti është ndryshe sipas asaj që na tregojnë miqtë tanë të martuar. Ju mund të mendoni në një mënyrë të caktuar, të prisni që të ngriheni në mëngjes, të merrni një puthje të ëmbël nga burri dhe përqafim të dashur nga vjehrra, por kjo mund të mos ndodhë. Mund të gjendet në disa familje, por në përgjithësi është shumë e rrallë. Nëse para martesës vjehërrit tuaj sillen në një mënyrë të caktuar, mos mendoni se kështu do të mbetet gjithmonë, sidomos nëse do të jetoninë të njëjtën shtëpi. Gjërat ndryshojnë. Pra, në rast se nuk doni të krijoni trauma të reja është më mirë të mbani zero pritshmëri dhe të jeni mirënjohës për atë që merrni.

2. Ndarja e tualetit/banjos me partnerin nuk është shumë ide e bukur

Shpëlarja mirë, moslënia e kapakut hapur është një praktikë që shumë nëna nuk ua mësojnë djemve të tyre. Ju do të duhet të jeni ajo që do i mësoni partnerit disa gjëra, por bëjeni këtë ne dashuri. Është gjithashtu diçka e re për partnerin që të ndajë një dhomë, një tualet dhe banjë me një grua që do të jetë përgjithmonë atje me të. Kështu që jini të durueshme. Ai mund ta lërë peshqirin e tij të lagur përreth, kudo. Ju do të duhet të merrni një rrugë tjetër për të arritur tek ai dhe për të shpjeguar pse duhet të nderet në diell, që të hiqen bakteret.

3. Respektoni punën tuaj

Është shumë e rëndësishme që të mos e shani asnjëherë punën tuaj edhe nëse jeni pak  të zemëruara me pronarët apo shefat. Në momentin që ju kritikoni ndonjë aspekt në vendin tuaj të punës përpara vjehrrit dhe burrit tuaj, u jepni atyre mundësinë që ta përdorin kundër jush herën tjetër. Gjithashtu, mos e lini kurrë punën pa patur një plan rezervë financiar.

4.Qëndroni në kontakt me miqtë dhe familjen tuaj

Mos i braktisni miqtë tuaj mes risive të martesës suaj. Është kjo një praktikë e zakonshme por më vonë pendohemi. Edhe unë e bëra këtë në fillim të martesës sime, por shpejt kuptova se pjesa e enigmës që mungonte ishte grupi im i miqve. Ata ju mbajnë mend, të lumtur dhe shumë të shëndoshë mendërisht! Gjithashtu, burri juaj nuk do t'ju marrë për të mirëqenë nëse keni edhe miq të tjerë përveç tij.

5. Mos u zotoni se do t'i bëni të gjitha punët e shtëpisë

 Bëjini të gjithë të ndajnë përgjegjësitë. Ju rregulloni shtratin, kërkojini burrit tuaj të ndihmojë dhe të mbledhë çarçafët e pistë për larjen e rrobave. Bëhu e zgjuar! Nëse kjo nuk funksionon dhe shihni se askush nuk po lëviz, provoni planin e kundërt. Nëse shtëpia është e çrregullt, le të jetë, pjesa tjetër e anëtarëve përfundimisht do të fillojnë t'i bëjnë gjërat vetë. Mos i bëni punët e shtëpisë vetëm "gjënë tuaj"./Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor