Kantautori Gjergj Jorgaqi tregon momentin prekës: "E mora vajzën në shtëpi për të dhënë shpirt"
Kantautori Gjergj Jorgaqi ka qenë i ftuar në “Living Room” ku ka treguar për momentin më të vështirë të...
Nga: Santana Çomora
Fotografia: Armand Habazaj
Fashion Editor: Miranda Dupi
Grimi dhe flokët: Suela Cangu
Çantat: Lancaster – ETC
Veshjet: Natty Lingeri & Luisa Spagnoli – ETC
Vendndodhja: Prive, Kepi i Rodonit
Gazmore, joshëse dhe pa komplekse. Kjo është Leila Kraja apo siç e njohim të gjithë, Lei Kraja, vajza e sportit, me shkodrançen amerikane, që nuk ngurron të shprehet pa doreza. Zakonisht, njerëzit që vijnë nga jashtë i shohim me adhurim, ngaqë janë të lirshëm në veprime dhe në atë çka thonë. Nuk stepen, të pranojnë dhe dinë të bëhen shpejt pjesë e shoqërisë.
Fati e deshi që Lein ta njihja këtë shtator. Sigurisht, e njihnim njëra-tjetrën nga larg, por këta njëmbëdhjetë muaj në rrugëtimin tonë të përditshëm në “Ditë pas dite” ishin një hap më shumë në njohjen tonë. Te Lei gjeta vajzën solare, të qeshur e çapkëne, që e do ekranin dhe mundohet të japë më të mirën. Punon fort duke kërkuar çdo ditë më shumë, ashtu siç di të bëjë mirë llogaritë se, për të qenë në ekran, duhen bërë disa balanca të mira mes privatësisë dhe popullaritetit.
Në këtë intervistë jam munduar të tregohem asnjanëse, për të mos dhënë nota miqësie. Jam përpjekur të sjell një kopertinë të freskët, jo vetëm nga koncepti, por edhe nga intervista. Do ta quaja pa mëdyshje një koktej vere me përbërësit e duhur: spontanitetin, feminitetin, karrierën, miqësinë e mbi të gjitha përbërësin kryesor, dashurinë, të cilën Lei e dhuron pa interes, duke dëgjuar gjithmonë, pikërisht atë, zemrën.
Një koktej alla Lei
Si fillim, pse vendose të ktheheshe në Shqipëri? Si e gjen veten një vajzë e rritur dhe e formuar në Amerikë, në një ambient le të themi të huaj, si Shqipëria? A të mirëpritën?
Ishte diçka pa plan, që vendosa të mos i shkoja kundër. Mora një mesazh për një ofertë pune në Digitalb/Supersport, e cila m’u duk interesante. Pastaj projektet kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe ja ku jam J. Fati është i çuditshëm. Fakti që vazhdoj të jem këtu, tregon shumë dhe u jam shumë mirënjohëse bashkëpunëtorëve të mi.
Kush ta ka vënë emrin?
Emrin ma ka vënë mami, pasi adhuronte Erik Kleptonin dhe këngën “Layla”. Mundësia e dytë ka qenë emri Sofi. Tani që adhuroj Sofia Lorenin do të kisha dashur shumë ta kisha emrin Sofi.
Sa shkodrane e sa amerikane ndihesh në shpirt?
Që të jem e sinqertë, ndihem më shumë shkodrane, sesa amerikane. Ndonjëherë mërzitem që kam harruar dialektin shkodran, por, nëse do të qëndroja disa ditë në Shkodër, do të flisja si shkodrane e vërtetë. (Qesh) A maj ta marrsha!
Të pëlqen kur të thonë “vajza nga Amerika”?
Nuk ka ndryshim për mua, përpos që kam ca lehtësira kur udhëtoj nëpër botë. Ndërsa po të më thonë shkodrane, më ndrijnë sytë!
Cili nga prindërit të ka mbështetur më shumë në karrierën televizive dhe cili nuk ka qenë kurrë dakord që të ndiqje këtë rrugë?
Si fillim ka qenë e vështirë, pasi mami, duke qenë inxhiniere dhe biznesmene, ka dashur që unë të përqendrohem në formimin arsimor dhe të kem një profesion, ndryshe nga ai i ekranit, ndërsa babi, ngaqë e nisa karrierën televizive në fushën e sportit, ka qenë më mbështetës. Po tani kam mbështetjen e gjithë familjes. Në fund të fundit, ata duan lumturinë time.
Aktualisht po studion për...
Kam mbaruar “Bachelor” për Biznes Ndërkombëtar në “Arizona State University” dhe aktualisht jam duke studiuar për master shkencor në “Digital Marketing”, në të njëjtin universitet.
Momenti i parë para kamerës... emocionet e para. Si e mban mend veten?
Skandal, skandal, skandal! Kisha shumë probleme me gjuhën dhe nuk flisja shqipe të pastër. Jam shumë falënderuese ndaj kolegëve dhe eprorëve të mi, të cilët patën durim të madh me mua. Mbaj mend që vetëm dridhesha nga emocionet dhe bëja shumë gabime në të folur.
Kush ishin ata që të dhanë dorën në fillim, për të ngritur bazat e forta për më vonë?
Patjetër që Vera Grabocka, Dritan Shakohoxha, Ervin Kurti, shoqet e mia, Sisilija, psikologia ime Keta dhe Ketrina, e cila më jepte shumë kurajë dhe korrigjonte edhe shqipen time amerikane. Pastaj, sigurisht, ju të gjithë e dini që është e pazëvendësueshmja Arjeta Dhima, e cila edhe tani më mbështet në karrierë, për të përmirësuar të folurën në gjuhën shqipe.
Si të njohin njerëzit më shumë, si vajza e sportit apo si vajza seksi e sportit?
Më saktë, më njohin si vajza gazmore e sportit dhe thonë që nuk ka një Lei Kraja të dytë në fushën e sportit.
Ti vetë si e njeh veten? A bën ndonjëherë analiza me vete?
Ndonjëherë e ndiej veten si princesha e sportit e më pëlqen shumë kjo ndjesi, ama mendoj që kam mundësi të jap edhe në fusha të tjera të televizionit, të cilat nuk i kam eksploruar ende. Ku ka më bukur sesa të njihesh si mbretëresha e televizionit!
Për Lein vlen zemra mbi mendjen apo e anasjella? Çfarë mund të bësh për dashurinë?
Gjithmonë zemra mbi mendjen. Ata që nuk bëjnë për dashurinë në jetë, janë të humbur. Gjithmonë do të jetojnë me pendesa!
Numrin e plotë të intervistës, e lexoni duke klikuar në https://living.al/Living45.pdf
Kantautori Gjergj Jorgaqi ka qenë i ftuar në “Living Room” ku ka treguar për momentin më të vështirë të...
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i sa...