Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Për të shoqëruar fileton e viçit mund të përdorni edhe frutat e përziera me perimet. Sipas modelit meksikan, Linda ka zgjedhur mangon dhe specin e kuq. Provojeni!
Përbërësit 4 persona:
• 1-2 fileto viçi
• 1 mango e pjekur mirë, por krokante
• ½ qepë e kuqe
• majdanoz i freskët
• 1 spec i kuq, i grirë në kubikë
• spec i kuq djegës i freskët, i prerë në kubikë ose spec djegës pluhur – sipas dëshirës
• 1 limon jeshil – vetëm lëngu
• Kripë
• vaj ulliri
• pak gjalpë
Përgatitja: Mangon e qëruar e ndajmë në kubikë të vegjël. E hedhim në një tas bashkë me lëngun e limonit, me pak qepë të prerë imët, pak majdanoz, specin e kuq, specin djegës dhe kripë. I përziejmë dhe ilëmë të mbuluara në frigorifer për të paktën 2 orë, një natë të tërë, ose edhe deri në momentin që do të përdoret. Në një tigan, ngrohim pak vaj ulliri dhe pak gjalpë dhe skuqim eskalopët në flakë të lartë për disa minuta nga të dyja anët. Pasi t’i rregullojmë për kripë e piper, i shërbejmë menjëherë të shoqëruara me salcën mango. Nëse do t’i konsumoni si pjatë të vetme, shoqërojini me oriz të bardhë.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...