Shëndeti i gruas 22 Korrik 2022

4 shenjat që tregojnë se mund të keni ciste në vezore, ja si t'i njihni sa më parë

Shëndeti i gruas

Në shumë raste cistet e vezores janë beninje, ato quhen ciste folikulare që formohen e largohen me ciklin menstrual dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Te  Por, ndonjëherë cistet janë shumë të mëdha dhe nuk hiqen vetë, kësisoj mund të lindë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale që mos të bëhen kanceroze ose të shkaktojnë gjendje më të rëndë shëndetësore. Por cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni ciste në vezoren tuaj? Mësojini më poshtë

Dhembje të padurueshme barku: Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhembjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe gjatë aktit seksual. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.

Ndieni gjatë gjithë kohës fryrje barku: Kjo lidhet edhe me madhësinë e kistit. Shumica e grave vuajnë nga kiste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që, nëse ndieni fryrje vetëm në pjesën e barkut dhe përreth, bëni një kontroll tek mjeku.

Duket sikur doni të urinoni gjatë gjithë kohës: Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është kisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikzën urinare.

Hemorragji nëse nuk jeni në ditët e ciklit: Kur kisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu në hormone. Gratë me vezore policistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra kiste në mënyrë kronike, kanë hemorragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor