Pjata kryesore 22 Korrik 2022

Sultjash me arrë kokosi dhe krem luleshtrydheje

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT: 500 ml ujë, 100 g oriz, 1 litër qumësht, 50 g arrë kokosi pluhur, 50 g sheqer, vanilje.
PËRBËRËSIT PËR KREMIN: 300 g luleshtrydhe dhe 100 g sheqer.

PËRGATITJA: Ziejmë për 10 minuta orizin që e kemi larë paraprakisht, shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët derisa orizi të ziejë plotësisht. Më pas shtojmë pluhurin e arrës së kokosit, vaniljen dhe sheqerin dhe i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. E hedhim nëpër tasa dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pastrojmë dhe presim në copa të vogla luleshtrydhet, i vendosim të ziejnë bashkë me sheqerin derisa lëngu të trashet. E lëmë të ftohet dhe e hedhim sipër sultiaçit. Në fund, e zbukurojmë me disa gjethe mente.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor