Pjata kryesore 24 Korrik 2022

Pulë me domate dhe perime

Pjata kryesore

Nuk ka rëndësi sa gradë bën jashtë, nëse jeni të ngopur ose jo, kur në shtëpi gatuhet pulë, vështirë të rezistosh pa e provuar. Receta e sotme do t'ju pëlqejë të gjithëvesaqë në fund do të lëpini gishtat.

Përbërësit: ½ pulë në copa ,1 degë selino, 1 karotë, 1 qepë, 1 presh pjesa e bardhë, 300 g domate, 100 g ullinj pa fara, rozmarinë, sherbelë.

Përgatitja: Në tigan me vaj ulliri kaurdisim pulën me qepën, preshin, selinonë, karotën duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. E shuajmë me verë të bardhë dhe me domate të grira. Shtojmë ullinjtë, rozmarinën dhe sherebelën. E mbyllim tiganin me kapak dhe e ziejmë 20 minuta derisa të zbutet mishi. E shërbejmë me pak vaj ulliri dhe degë rozmarine.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor