Mirëqenie / 26 Korrik 2022, 14:18

Thembra të çara që ju dhembin gjithë kohës? Pasi të provoni këtë trajtim, do të shpëtoni prej tyre

Thembra të çara që ju dhembin gjithë kohës? Pasi

Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për të çarat dhe plasaritjet në thembrat e këmbës, një prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë femra dhe meshkuj.

Në artikullin e sotëm, Living ju propozon një trajtim shumë efektiv të cilin mund ta bëni në kushte shtëpie në çdo kohë : 

Përbërësit: 3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke. Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t'u djegë këmbët. Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.

Horoskop