
OBSH: Rriten me 30% rastet me HIV në Europë
Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit t&e...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Në traditën pulieze kjo pjatë përgatitet zakonisht ditëve të diela, apo për piknik, mirëpo neve ua propozojmë t'i gatuani që sot. Dhe nëse u teprojnë, akoma dhe më mirë mund t'i hani edhe sot.
KOHA E PËRGATITJES - 80 MINUTA BASHKË ME PJEKJENPËRBËRËSIT: 300 g makarona rigatoni (rëndësi ka të jenë të shkurtra), 400 g salcë domatesh (salcë pa copa), 1/4 kokërr qepë, 100 g mish i grirë, 20 g galetë (bukë e thekur e grirë), 200 g bukë e vjetër e fortë, 100 ml qumësht, 1 thelb hudhër, majdanoz, 1 e verdhë veze, 100 g miell, 50 g djathë Pecorino i grirë ose djathë tjetër kaçkavall deleje që keni, 50 ml vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës, vaj luledielli për skuqjen e qofteve.
PËRGATITJA: Skuqim në një tigan me vaj ulliri qepën me hudhrën. Shtojmë salcën, kripë e piper dhe e lëmë në zjarr për disa minuta, derisa salca të trashet. Ndërkohë, në një tas vëmë bukën që të zbutet në qumësht dhe më pas shtrydhim me dorë qumështin e tepërt. Në një tas tjetër përziejmë me dorë mishin, të verdhën e vezës, majdanozin, kripë e piper, bukën e shtrydhur dhe miellin. U japim formë të rrumbullakët me dorë, sa një kokërr lajthi ose sipas dëshirës. Skuqim qoftet në tigan me vaj. Ndezim furrën në temperaturën 200°C. Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë, por jo të zbuten shumë, dhe i kullojmë. Në një tavë të lyer me pak vaj ulliri hedhim një shtresë makarona, salcë domatesh, pak kaçkavall dhe disa qofte dhe vazhdojmë derisa të mbarojmë të gjithë përbërësit. Shpërndajmë në sipërfaqe galetë dhe pak djathë dhe e vëmë të piqet derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.
Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit t&e...
Nëna e këngëtares së njohur Beyonce, Tina Knowles në postimin e saj në rrjetet sociale u përgjigjet atyre që e kritiku...
Një hulumtim i botuar së fundmi në revistën “Nature Food” ka vlerësuar të dhënat shëndetëso...