Kujdesi per trupin 28 Korrik 2022

U ndodh edhe femrave të dobëta, këto janë arsyet përse ju errësohet lëkura në pjesën e brendshme të kofshëve

Kujdesi per trupin

Errësimi i lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve është një problem shqetësues për shumë femra, por që për fat të mirë mund të trajtohet. E rëndësishme është të kuptoni pse ju shkaktohet një gjë e tillë sepse dhe trajtimi është i ndryshëm sipas rasteve.

Shkaqet e njollave të errëta në zonën e kofshëve:
-Obeziteti
- Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit.
- Çrregullime hormonale
- Njolla si pasojë e efekteve anësore të barnave
-Fërkim i lëkurës
-Gjenetika
- Sindromi i ovareve policistike
-Diabeti

Mënyrat natyrale për të zbehur pamjen e këtyre njollave
1. Vaji kokosit
Vaji kokosit do të veprojë si një hidratues dhe eksfoljant për lëkurën. Vitaminat e vajit të kokosit hidratojnë zonën e thatë të lëkurës dhe e pastrojnë atë nga lëkurat e vdekura dhe njëtrajtësuar pigmentin e lëkurës.

2. Aloe Vera
Aplikimi i xhelit të aloe verës do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e inflamimit dhe lëkurës së errët në zonën e brendshme të kofshëve.

3. Qumësht, mjaltë dhe vaj bajame
Miksoni 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë gjelle vaj bajame dhe dy lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në lëkurën e errët dhe lëreni për 15 minuta. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor