Astroliving 29 Korrik 2022

E duan çdo gjë në rregull, kjo është shenja më "manjake" pas pastërisë

Astroliving

Për ata që nuk merren me punët e shtëpisë, mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat e shtëpisë e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të lash, marrësh pluhurat, të hekurosësh, të pastrosh mbetjet e ushqimit në mikrovalë apo të gjesh se ku kanë përfunduar çorapet.

Por shenja e mëposhtme jo vetëm që i bën të gjitha, ashtu siç duan mamatë dhe vjehrrat nikoqire, por mund të quhet pa frikë maniake e pastërtisë.

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që virgjëresha të renditet e para. Në shtëpitë e të lindurve të kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull.

Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor