
Humbi dhjetëra kilogramë, Oprah Winfrey tregon medikamentet që e ndihmuan të dobësohej
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Konfirmohet vdekja e parë nga lija e majmunëve në Spanjë, vdekje kjo e regjistruar në Komunitetin e Valencias.
Ndërkohë sipas të dhënave nga Rrjeti Kombëtar i MBikëqyrjes Epidemiologjike, deri në tani në vend janë raportuar 4298 raste. Gjithashtu autoritetet kanë njoftuar se 120 persona janë shtruar në spital (3.2%) dhe njëri prej tyre ka humbur jetën, duke u bërë fataliteti i parë në Spanjë.
Deri më tani nga totali i rasteve të konfirmuara në Spanjë, më shumë se 4,000 ishin burra dhe vetëm 64 gra, ndërsa mosha është midis 10 muajsh dhe 88 vjeç, me një moshë mesatare 37 vjeç.
OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale të shtunën e kaluar.
“Edhe pse 98 për qind e rasteve deri më tani janë në mesin e meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, kushdo që është i ekspozuar mund të sëmuret nga lia e majmunit, kjo është arsyeja pse OBSH-ja rekomandon që vendet të ndërmarrin veprime për të reduktuar rrezikun e transmetimit te grupet e tjera të cenueshme, duke përfshirë fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që janë të imunosupresuar”, tha Tedros.
Ai paralajmëroi se stigma dhe diskriminimi “mund të jenë po aq të rrezikshëm sa çdo virus dhe mund të nxisin shpërthimin e lisë së majmunëve”.“Siç e kemi parë me COVID-19, dezinformatat mund të përhapen me shpejtësi në internet, kështu që ne u bëjmë thirrje platformave të mediave sociale, kompanive të teknologjisë dhe organizatave të lajmeve që të punojnë me ne për të parandaluar dhe luftuar informacionin e dëmshëm”, tha ai.
Përveç transmetimit përmes aktivitetit seksual, lia e majmunëve mund të përhapet në familje përmes kontaktit të ngushtë mes njerëzve, si përqafimet dhe puthjet, si dhe peshqirët ose shtroja të kontaminuara, shpjegoi ai.
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...
Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore kli...