Guide per shendetin 1 Gusht 2022

Harrojeni kosin, nëse jeni djegur nga dielli këtë fundjavë provoni 3 zgjidhjet e mëposhtme

Guide per shendetin

Një nga “makthet” më të mëdha të plazhit është djegia nga dielli. Nëse deri më sot i keni besuar mamasë ose gjyshes që ju lyenim shpinën, shpatullat oSe këmbët me kos, tashmë Living ju njeh me 3 trajtime natyrale që do ju ndihmojnë në rast se rrezikoni të digjeni:

1.Qumësht: Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freksie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambukur dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë.  

2. Aloe Vera: Xheli i Aloe versa është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni driekt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubeta akulli me xhelin e Aloe veras.

3.Kamomili: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, tëcilat luftojnë infamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera. Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor