Guide per shendetin 1 Gusht 2022

Lija e majmunit: 4 mite rreth kësaj sëmundje infektive që nuk duhet t’i besoni

Guide per shendetin

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore, informacioni - i drejtë dhe i gabuar, i saktë dhe i pasaktë - po bën xhiron e mediave sociale. Është shumë e rëndësishme të verifikoni informacionin dhe t'u besoni vetëm fakteve. Popullariteti në rritje i platformave të mediave sociale dhe besimi që përdoruesit kanë për çdo informacion të vendosur në këto platforma e bën vërtet të vështirë gjurmimin e lajmeve të rreme.

Dhe ja çfarë mite janë krijuar për linë e majmunëve që nuk duhet t’i besoni:

1.Përhapja e lisë së majmunëve vjen nga vendet afrikane

Stigmatizimi i një vendi apo race të caktuar për shpërthimin e një sëmundje është etikisht i gabuar.Tani duke ardhur te faktet: Lija e majmunëve është shpallur endemike në disa vende të Afrikës Perëndimore ku gjendet zakonisht. Megjithatë, nuk është përhapur nga ato vende këtë vit.

Rastet e raportuara të lisë së majmunëve në vitin 2022 nuk kanë lidhje udhëtimi me vendet ku ajo është shpallur endemike, gjë që e bën atë një shqetësim serioz këtë herë.

2.Burrat homoseksualë po përhapin sëmundjen

Kjo është një tjetër stigmë tronditëse e lidhur me infeksionin. Në një kohë ku të gjithë kemi luftuar të bashkuar kundër një pandemie, të kesh një keëkuptim të tillë është turp i plotë.Me shpërthimin e lisë së majmunëve, burrat homoseksualë janë vënë në shënjestër për përhapjen e sëmundjes.

Fakti është se megjithëse ka raporte për transmetimin e infeksionit nga burrat te burrat nëpërmjet kontaktit seksual, infeksioni nuk është ekskluziv për këtë shkak. Edhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e ka shpallur linë e majmunëve si një sëmundje seksualisht të transmetueshme.Lija e majmunit mund të përhapet kur një person i shëndetshëm bie në kontakt me një të infektuar; intimiteti dhe kontaktet fizike vijnë brenda kësaj.

3.Lija e majmunit është fatale

Ky mit mund të ketë rrjedhur nga pandemia, efektet negative të së cilës i kemi parë kohët e fundit ose mund të jenë vendosur në mediat sociale për të rritur frikën rreth infeksionit, ashtu siç ishte në ditët e para të pandemisë.Lija e majmunit është rrallë fatale. Sipas CDC në SHBA, mbi 99% e njerëzve që infektohen me linë e majmunit ka të ngjarë të mbijetojnë.Megjithatë, simptomat e këtij infeksioni viral janë të dhimbshme.

4.Nuk ka vaksinë për linë e majmunit

Nuk ka një vaksinë ekskluzive për linë e majmunëve, CDC e SHBA thotë se viruset e lisë së majmunëve dhe lisë janë gjenetikisht të ngjashëm, vaksinat e zhvilluara për të mbrojtur kundër viruseve të lisë mund të përdoren për të parandaluar infeksionet e lisë së majmunëve.

Megjithëse duket i ngjashëm me linë dhe linë e dhenve, infeksioni i lisë së majmunit është shumë i ndryshëm nga këto dy infeksione. Përveç faktit që simptomat janë të dhimbshme në infeksionin e lisë së majmunit, një tjetër karakteristikë e habitshme e këtij infeksioni është se shkakton fryrjen e nyjeve limfatike.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor