Astroliving 1 Gusht 2022

HOROSKOPI MUJOR nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë gushtit

Astroliving

DASHI

Nëse shpresonit që muaji të niste vaj dhe dembel, mendoni sërish. Muaji për të lindurit në shenjën e Dashit nis vrullshëm, ndaj bëhuni gati për një moment të paparashikueshëm sepse Urani më 1 gusht nxit një ndryshim të madh financiar. Do të merrni një vendim të beftë për të blerë diçka që ju emocionon, por mos harroni se pendesa e një blerësi që s’e mendon dy herë ekziston vërtet. Më datë 7 do të ndiheni si të bllokuar, sikur s’po arrini qëllimet tuaja. Kjo është një pengesë e përkohshme, sepse Venusi krijues do të kalojë në shenjën tuaj më datë 11 dhe ju do të bëheni më të arsyeshëm dhe të mos fiksoheni pas gjërave që nuk i keni nën kontroll. Me ardhjen e Venusit, nis edhe romanca. Nëse jeni të vetmuar, bëhuni gati se do të bini në sy. Hëna e re e 11 gushtit do t’ju afrojë me njerëz të rinj dhe do të vlerësoheni më shumë në rrethin tuaj shoqëror. Më 14 gusht, Marsi do të bëhet aleat me Plutonin dhe ju do të keni fuqinë të kapërceni çdo pengesë për të arritur suksesin. Do të bëni të pamundurën të mundur. Kujdesuni më shumë për familjen dhe për njerëzit tuaj të dashur. Beqarët të bëhen gati për marrëdhënie të reja që do të lulëzojnë përgjatë verës. Mërkuri kalon në shenjën tuaj më datë 25 dhe ju do ta hapni zemrën për raporte më të thella. Jeni duke mësuar se të doni dikë dhe të doni veten janë dy gjëra që nuk shkojnë pa njëra-tjetrën.

DEMI

Nuk është çudi që do ta nisni muajin duke mos ditur ku keni kokën. Horoskopi për këtë muaj parashikon ngjarje të papritura, ndaj jepini mundësi vetes të përshtateni me këto ndryshime. Jeni duke kryer një revolucion në jetën tuaj, ndaj vazhdoni të manifestoni të ardhmen që besoni. Më datë 1, Marsi do të bashkohet me Uranin, planetin rebel, ndaj do t’i shtoni pak pavarësi jetës suaj. Besojini procesit. Ju presin gjëra të mëdha. Venusi, planeti juaj sundues do t’ju kujtojë se familja është ajo çka vërtet rëndësi. Ndonjëherë, kthimi në origjinë dhe ideja e të qenit larg syrit të të tjerëve është si një ilaç. Hëna e plotë në Ujor do të stimulojë ambicien tuaj në datën 11. Karriera dhe pozicioni juaj social do të shërbejnë si burim motivimi për  fazën tuaj të re në jetë. Këtë muaj do të mësoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka. Pas datës 16 do të keni një kthjelltësi në idetë tuaja dhe instinkti krijues jo vetëm që do të zgjohet, por do të keni ide gjeniale. Edhe pse zakonet dhe rutina ju pëlqen, po kuptoni se zgjidhja e një problemi mund të jetë ndryshimi. Më datë 22, kur Dielli kalon në Virgjëreshë, të gjitha sfidat dhe vështirësitë që keni kaluar do të japin frytet e tyre. Pas datës 28, gjithçka që ka të bëjë me krijimtarinë, do të jetë një sukses.

BINJAKËT

Ky muaj do të jetë i mbushur me mendime dhe zbulime të çuditshme. Gjithçka nis me një mundësi të fuqishme për të ndjekur intuitën. E teksa Marsi agresiv bashkohet me Uranin e paparashikuar më datë 1, do të zbuloni disa të fshehta që do t’ju befasojnë. Mos u tregoni impulsiv me informacionet që do të mësoni, sepse gjithçka do trajtuar me delikatesë. Këtë muaj do të ndiheni më impulsivë. Mërkuri, planeti juaj sundues ju inkurajon që të arsyetoni me dashuri dhe mirësi.  Bëjini të afërmit tuaj të ndihen më të dashur brenda familjes. Pas datës 11, edhe jeta juaj sociale do të jetë më emocionuese. Do të keni frymëzimin për t’u përfshirë në biseda flirtuese dhe të bëni plane me miqtë, të cilët do të donin të kalonin më shumë kohë me ju. Hëna e plotë në Ujor më datë 11 do t’ju shtyjë të jini më mendjehapur dhe të kërkoni aventura. Mos u mërzitni me detajet e vogla. Mërkuri do t’ju mësojnë se si të falni dikë dhe mos harroni se të falësh do të thotë të mos lejosh dramat e tjetrit të bëhen pjesë e jetës suaj. Marsi agresiv do të futet në shenjën e Binjakëve më datë 20 dhe një ndjesi nxitimi dhe padurimi do t’ju karakterizojë. Përdoreni energjinë për të shtuar vetëbesimin. Pas datës 25 do ta keni më të lehtë të shpreheni. Shpesh ndjeni nevojën që t’jua përsërisin se ju duan shumë. Lëreni mënjanë imazhin e prestigjit që krijoni kot në kokën tuaj dhe përqendrohuni më shumë te suksesi juaj i brendshëm.

GAFORRJA

Ky do të jetë muaji i ulje-ngritjeve në marrëdhëniet tuaja. Tekefundit, muaji do të nisë me ndryshime të mëdha në mënyrën se si merrni pjesë në evenimentet sociale dhe se si zini miq. Marsi do të bashkohet me Uranin e paparashikueshëm, ndaj bëhuni gati për ndryshime të mëdha në rrethin shoqëror. Tensionet që dikur rrinin të fshehura, tani do dalin në pah e teksa ju thoni njerëzve çfarë mendoni për ta, pushoni pak dhe dëgjoni. Pas 9 gushtit, vazhdojnë dinamikat në marrëdhëniet tuaja. Pyesni veten se si doni ‘vërtet’ t’ju trajtojë partneri dhe gjeni mënyra për t’ia kthyer dashurinë. Mos harroni, se duhen dy vetë për të vallëzuar tango, por edhe për të biseduar duhen po dy vetë. Nuk keni nevojë që dikush t’ju plotësojë, pasi ndiheni të plotë. Kur Hëna e plotë të ndodhë në Ujor, do të zhyteni pas në të shkuarën. Njerëz, vende, ndodhi që do t’ju bëjnë nostalgjikë. Marsi do të bashkohet me Plutonin dhe sikurse ata, edhe ju do të bashkoheni me kolegët për të krijuar diçka mbresëlënëse në punë. Të ardhurat do të jenë më të mëdha këtë muaj. Po dominoni në sektorin profesional dhe nëse punoni më fort, akoma më shumë fat do të keni. Pas datës 25, do të ndieni nevojën të pushoni pak nga përditshmëria dhe ta ktheni vëmendjen te jeta personale. Mos harroni se të gjithë kanë nevojë për pushim dhe qetësi. Muaji do të mbyllet me ide brilante, që lidhen me një projekt që po e krijoni plot pasion.

LUANI

Ju jeni ylli i zodiakut dhe një nga shenjat më të famshme të të gjitha kohërave. Të gjithë duan të dinë se si po e festoni rikthimin tuaj diellor, ndaj le të jetë horoskopi juaj gusht 2022, udhërrëfyesi juaj drejt suksesit këtë muaj. Edhe pse ju presin sfida të mëdha përpara, mos harroni se çdo e keqe e ka në të mirë pas. Teksa Marsi i pasionuar bashkon forcat me Uranin novator më 1 gusht, ju do të kaloni sprova të mëdha në karrierë dhe në imazhin publik. Kjo do t'ju frymëzojë të bëni një ndryshim drastik duke siguruar të ardhmen e biznesit tuaj. Shpesh ndieni nevojën për të marrë një vendim impulsiv, por sigurohuni që të jeni të kënaqur me pasojat. Kur Venusi - planeti i dashurisë dhe luksit - të hyjë në Luan më 11 gusht, do t'ju mbushë me besim, dashuri dhe romancë, kështu që përqafojini të gjitha këto. Mos e zbehni shkëlqimin tuaj vetëm për t'i bërë armiqtë xhelozë të ndihen të qetë. Shkëlqe me gjithë shkëlqimin tënd, Luan! Kur hëna e plotë e datës 11 gusht të ndodhë në Ujor, do t'ju detyrojë të kuptoni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në marrëdhëniet tuaja. Ju nuk mund ta detyroni dikë të jetë njeriu që ju duhet ju, as të tjerët nuk mund të presin që ju të bëni si duan ata vetëm që gjërat të ecin para. Teksa kjo hënë e plotë bashkon forcat me Saturnin - planetin e përgjegjësisë - ju pajtoheni me faktin se dashuria nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë, të dy partnerët duhet të gjejnë të mesmen e artë. Për fat të mirë, kur Afërdita të formojë një aleancë me Jupiterin në Dash më 18 gusht, do t'ju frymëzojë të fitoni përvoja të reja dhe të ndiqni instinktet tuaja më aventureske! Kjo është një kohë e bukur për të shkuar në pushime, për të mësuar rreth temave të reja dhe për t'u prezantuar me njerëz të rinj. Zgjeroni horizontet tuaja, sepse ju është hapur oreksi për gjithçka që jeta ka për të ofruar.

VIRGJËRESHA

Ky muaj do të nisë me ulje-ngritje, Virgjëresha. Hapeni zemrën dhe përqafoni përvojat e reja që do t’ju ofrohen, sepse ky horoskop do që gushti të jetë krejt ndryshe për ju. Data 1 shënon një këndvështrim krejt të ri për botën. Po tundni themelet e gjithë besimeve tuaja. Kur Mërkuri, planeti juaj sundues, të hyjë në Virgjëreshën më 4 gusht, do të përjetoni një përvojë krejt të re. Planeti i komunikimit funksionon gjithmonë më mirë kur kalon në shenjën tuaj të zodiakut, dhe për fat të mirë, ky ndryshim planetar është po aq i dobishëm për ju! Është koha të mbështeteni në inteligjencën tuaj, të ushtroni mendjen dhe të flisni për idetë tuaja me pasion. Të gjithë presin të dëgjojnë atë që keni për të thënë! Në fakt, sapo Venusi, planeti i dashurisë, të kundërshtojë Plutonin dramatik më 9 gusht, mund të zbuloni se një bisedë emocionale dhe retrospektive me një mik kthehet në diçka më shumë. Nëse e gjeni veten duke ndier diçka, përpiquni t'i merrni gjërat ngadalë. Nuk ka asnjë arsye që të lidheni me dikë përpara se të jeni vërtet gati. Kur hëna e plotë në Ujor të ndodhë më 11 gusht, do t'ju kujtojë të jini sa më realistë për nevojat tuaja. Kjo hënë e plotë po ju inkurajon ta shndërroni shëndetin dhe mirëqenien tuaj një prioritet edhe më të rëndësishëm. Gjithashtu do t'ju inkurajojë ta menaxhoni më mirë kohën, sepse për të qenë aq produktiv sa doni, duhet të vendosni një ekuilibër mes detyrave tuaja dhe rrethanave. Deri më 16 gusht, mund të keni një ide gjeniale. Teksa Mërkuri në Virgjëreshë krijon një aleancë me Uranin, do të zbuloni disa të fshehta. Data 21 do të sjellë disa keqkuptime, sidomos në fushën e marrëdhënieve me miqtë. Mos u besoni të gjitha gjërave që besoni, se e vërteta manipulohet kollaj.

PESHORJA

Nëse ndiheni të stresuar dhe të mbingarkuar me fillimin e këtij muaji, mos lejoni që kjo gjë t’ju trishtojë. Edhe pse horoskopi juaj i gushtit 2022 është i mbushur me komplikime që kërkojnë zgjidhje, thjesht po hap rrugën për t’ju çuar drejt madhështisë. Më 1 gusht, Marsi agresiv do të bashkojë forcat me Uranin e çrregullt dhe do të sjellë një të papritur. Ju besoni shumë te karma dhe ta dini se drejtësia  po vihet në vend. Ju jeni duke kaluar një metamorfozë shpirtërore, prandaj mbështetuni në të! Kini kujdes nga armiqtë dhe miqtë toksikë, veçanërisht rreth datës 9 gusht! Kjo ndodh sepse Venusi, planeti juaj sundues, do të kundërshtojë Plutonin e errët dhe drastik, i cili do të tërheqë drejt jush të gjithë sytë xhelozë. Ndonjëherë, është më mirë ta festoni suksesin tuaj privatisht, sepse jo të gjithë meritojnë të dinë se sa mirë po ia kaloni. Për fat të mirë, sapo Venusi të hyjë në shenjën tuaj më 11 gusht, do t'ju sjellë kaq shumë mundësi për të bërë miq të rinj dhe për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror. Zgjidhni të rrethoheni me njerëz, që janë vërtet të lumtur për të tjerët kur ata janë mirë! Teksa hëna e plotë ndodh në Ujor, ju do të ndieni një dëshirë për të shprehur veten dhe për t'u lidhur me fëmijën brenda jush. Nëse puna juaj nuk ju ka përmbushur, është koha të kujtoni pasioni! Praktikoni një hobi të vjetër, shkruani poezi ose lini takime me miq të vjetër. Është koha të kujtojmë pse jeta ia vlen të jetohet. Fillimi i muajit do të jetë i lodhshëm, por ju do të merrni një kënaqësi të merituar nga yjet deri më 18 gusht. Kjo ndodh kur Afërdita do të formojë një aleancë me Jupiterin në Dash. Ky është momenti i duhur për t'u zhytur në magjinë e miqësisë, që është edhe e preferuara për ju. Ju jeni shenja më miqësore, ndaj bini sa më shumë në dashuri. Njerëzve u bën shumë përshtypje se si mund ta shprehni këndvështrimin tuaj me fjalë! Kur hëna e re në Virgjëreshë të ndodhë më 27 gusht, do t'ju inkurajojë të lini pas të shkuarën dhe t'i dorëzoheni ulje-ngritjeve. Ju meritoni të jeni të rrethuar nga dashuria.

AKREPI

Po kaloni sprova të njëpasnjëshme! Besojini instinktit, sepse nëse ndieni se diçka po shkon keq, ndoshta ashtu është. Horoskopi juaj nis disi sfilitës, pasi po përballeni ende me ndarje apo debate. Jo çdo marrëdhënie ka për qëllim të zgjasë përgjithmonë, kështu që pajtohuni me gjërat që mendoni se meritoni. Teksa Marsi, planeti juaj sundues, bashkon forcat me Uranin, ndiheni disi të dobët. Jeni të mërzitur, pasi dikush nuk ju ka respektuar. Nëse lind nevoja, merrni një vendim drastik për të mbrojtur qetësinë tuaj. Ndërsa Venusi kundërshton Plutonin më 9 gusht, dhe për pasojë do të debatoni me dikë, por mos personalisht negativitetin e dikujt tjetër. Në fund të fundit, ju nuk mund të kontrolloni atë që njerëzit thonë ose bëjnë për ju, por mund të kontrolloni mënyrën se si reagoni ndaj tyre. Hëna e re në Ujor hap rrugën për diçka ndryshe në familjen tuaj dhe ju do të kuptoni se për çfarë ka nevojë zemra që të ndihet e sigurt. Mbani mend njerëzit që ju bëjnë të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe vendet që ju bëjnë të ndiheni të mirëpritur. Përfitoni sa më shumë nga kjo energji. Më datë 16 do të kuptoni se kujt duhet t’i besoni. Mos kini frikë të prezantoheni me njerëz që ju frymëzojnë, sepse keni nevojë për persona që admirojnë mendjen tuaj. Në datën 21 mos ndërmerrni angazhime të mëdha. Mos harroni se ju meritoni prova, jo premtime boshe. Veprimet flasin më shumë se fjalët, Akrep! Pas datës 27 do të begatojë fusha juaj profesionale. Hidhini pas krahëve ankesat e vogla dhe punoni me kolegët për një qëllim të madh.

SHIGJETARI

Përgatituni për ulje-ngritje dhe shqetësime, Shigjetar! Në fund të fundit, horoskopi juaj i gushtit thotë se mund të ndiheni tepër të çorganizuar në fillim të muajit. Madje, mund të ndiheni të lodhur dhe më të zhgënjyer se zakonisht. Fajin e ka Marsi që bashkohet me Uranin e paparashikueshëm më 1 gusht, gjë që mund t'ju detyrojë të ndryshoni të gjithë rutinën tuaj dhe të filloni nga e para. Megjithatë, ndryshimi nuk është gjithmonë diçka e keqe. Në fakt, teksa Venusi bie në kundërshti me Plutonin më 8 gusht, ju mund ta gjeni veten të përfshirë në një luftë për pushtet gjatë fillimit të muajit. Nëse ndieni nevojën për të fituar kontrollin mbi një situatë ose dikush tjetër po përpiqet të fitojë kontrollin mbi ju,  përpiquni të kuptoni se nuk do të ketë fitues në këtë mes. Mos e lejoni veten të uleni në nivelin e tyre! Pas 11 gushtit do të kuptoni se s’ia vlen të torturoni veten për gjëra të vogla. Ekziston një botë e tërë e mbushur me mundësi. Kur hëna e plotë të ndodhë në Ujor, do të bëni një bisedë me rëndësi. Është koha të thoni të vërtetën tuaj dhe të lejoni që fjalët tuaja të pasqyrojnë qëllimet. Në fakt, mund të përballeni me thashetheme që do t’ju habisin. Mos harroni se përgjegjësitë tuaja janë gjithnjë e më të mëdha. Jupiteri ju sjell fat në fushën e ndjenjave dhe pasionit  duke ju frymëzuar të përqafoni dashurinë që meritoni. Admiruesit ju rrethojnë dhe ju vlerësojnë, ndaj mbështetuni te vëmendja që po merrni! Në ambientin e punës mos i lejoni të tjerët t’ju trajtojnë si një thes boksi. Ju jeni një Shigjetar i guximshëm dhe i fortë, këtë mos e harroni kurrë. Nëse jeni të rrethuar nga lakmitarë që synojnë të sabotojnë suksesin tuaj, është koha t'i lini pas krahëve.

BRICJAPI

Nëse jeni duke kaluar ulje-ngritje në marrëdhëniet tuaja, nuk është çudi. Në fund të fundit, horoskopi juaj i gushtit është i mbushur me mundësi në jetën tuaj sentimentale. Edhe pse jeni shenjë e tokës dhe ju pëlqen stabiliteti, këto ndryshime të papritura do t'i bëjnë gjërat më shumë emocionuese. Në fillim të muajit do të ndiheni më të mbingarkuar nga këto ndryshime, sidomos nëse bëhet fjalë për lidhje romantike. Nëse jeni duke luftuar kundër monotonisë, ky është momenti i duhur. Më datë 9 paraqitet një shans të madh për ju. Ndjenjat do të jenë të forta, por ju keni gjithnjë një cak që s’e kaloni. Kujdesuni që kufijtë tuaj të respektohen. Hëna e plotë e 11 gushtit do t'ju kujtojë se kush jeni, çfarë vlerësoni dhe çfarë përfaqësoni. Është koha për të marrë të drejtën e asaj që ju takon, sepse nuk keni pse të ndani me dikë diçka që nuk do të ishte kurrë i gatshëm të ndante me ju. Sigurohuni që nevojat tuaja të merren parasysh! Bëni sa më shumë gjëra që ju zgjojnë frymëzimin. Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar jetën “të pakënaqur”. Më datë 27 do të nisni një kapitull të ri në jetën tuaj, të cilin do ta vlerësoni dhe shijoni në maksimum.

UJORI

Ujorë, ky muaj do të sjellë ndryshime të mëdha në jetë. Muaji do të nisë plot trazira, ndaj kujdesuni për veten kur punët të shkojnë pisk. Kaosi do të fillojë që më 1 gusht. Marsi do të bashkojë forcat me Uranin e paparashikueshëm dhe ju do të ndiheni në siklet dhe të shqetësuar aty ku duhej të ndiheshit të sigurt dhe të mbrojtur. Ka ardhur koha të hidhni pas krahëve një sistem besimesh që keni trashëguar teksa jeni rritur dhe të krijoni “shtëpinë” tuaj. Nuk mund të ndryshoni nga keni ardhur, por mund të ndryshoni atë ku po shkoni. Rreth datës 11 gusht, do të mësoni se aleatët tuaj më të ngushtë nuk janë ata që mendonit, por ata që keni përçmuar. Jepini dikujt një mundësi të dytë, se do të befasoheni. Hëna e re në Ujor do t’ju dhurojë mundësi të reja. Në vend të kënaqni të tjerët, përqendrohuni te vetja. Ka ardhur momenti të hapeni me dikë, të tregoni si ndiheni dhe çfarë ju lëndon. E nëse dikush ju dëgjon, dëgjojeni edhe ju në këmbim. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj në fund të muajit do të shtojë energjitë tuaja artistike. Venusi do të përballet me Saturnin më datë 28 dhe ju do të mësoni se marrëdhëniet nuk krijohen me zor, sidomos nëse një partner nuk po kontribuon. Pranojeni se jo gjithçka është në kontrollin tuaj, e tekefundit s’ka pse të jetë kështu.

PESHQIT

Nëse kohët e fundit po debatoni më shumë se zakonisht, mos ia vini fajin yjeve. Horoskopi i gushtit sinjalizon se do të përfshiheni në një debat të fortë, sidomos kur bëhet fjalë për miqtë, vëllezërit apo fqinjët. Peshojini mirë fjalët e rënda. Fusha e komunikimit do të çalojë shumë këtë muaj, por edhe ju keni krijuar mekanizmin tuaj mbrojtës. Mos harroni se fjalët i merr era, ndaj mos i lejoni që t’ju lëndojnë. Kujdes mos thoni diçka që nuk e mendoni. Mërkuri fjalëshumë kalon në shenjën tuaj më 4 gusht dhe do të sjellë disi një ekuilibër. Edhe pse keni përballë njerëz të vështirë, fuqia juaj bindëse është e jashtëzakonshme. Më datë 11 do të mësoni diçka që do t’ju shqetësojë, një mik që ka folur keq apo që ju ka tradhtuar. Në vend që të trishtoheni, kuptojeni se është popullariteti juaj që i bën ziliqarë. Personat afër jush ndihen të kërcënuar nga suksesi juaj. Më datë 16 do të nisni një kapitull të ri dhe urat e komunikimit do të vendosen. Tregohuni më të sinqertë, sepse me të vërtetën do të fitoni më shumë respekt. Ju jeni persona emfatikë, ndaj përdoreni intuitën të mblidhni rreth vetes që ju duan për atë që jeni. Aftësitë tuaja psikike do t’ju ndihmojnë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor